News / 12 Shkurt 2024, 12:05

Angelina Mango, fituesja e Sanremo 2024: "Jam e dhënë pas rasteve të humbura”

Angelina Mango, fituesja e Sanremo 2024: "Jam e dhënë pas rasteve

Angelina Mango, fituesja e edicionit të 74– ët të Sanremo 2024 me këngën “La noia” (Mërzitja ), e cila drithëroi një sallë të tërë dhe më këngën e të atit, Pino Mango “La Rondine” (i cili ka dhënë jetë përballë publikut në vitin 2014), në një intervistë për revistën Cosmopolitan shprehet se e shkuara e saj nuk e frikëson aspak, por e tashmja është ajo që e vesh me përgjegjësi : “ Jam e dhënë pas rasteve të humbura”.

Si ishte reagimi yt kur more vesh që do ishe pjesë e Sanremos?

- Isha në një restorant në Paris me Antonion, të dashurin tim 24 vjeç dhe shpërtheva në lot. Unë reagoj kur ndjej emocione shumë të forta, qaj. Është e vështirë të shohësh veten në Ariston. Sigurisht bëhet fjalë për një këngë dhe që beson në të, por derisa të përmendin emrin tënd nuk beson se do të shkelësh në atë skenë.

Kush ishte personi i parë që njoftuat kur e morët vesh?

-Atë moment isha duke biseduar në video-call me nënën dhe vëllain tim dhe nëse ai nuk do të kishte qenë prezent aty, atë do të kisha telefonuar fillimisht, pastaj dëgjova një bërtitje të fortë nga gëzimi të Martës, menaxheres time. Telefonata e parë erdhi nga shoqja ime e ngushtë, Sofja. Më pas filluan të më telefononin të gjithë.

A keni ndonjë person që e mbani që nga Lagonegro, ku jeni lindur dhe rritur?

- Sigurisht janë tre ose katër njerëz që nuk do t’i lë kurrë. Sofja është një prej tyre. U njohëm në çerdhe, kur ishim dy vjeçe. Ajo kishte një biberon të verdhë, e mbaj mend sikur të ketë qenë dje. Pastaj është edhe një mik që takohemi gjithmonë, sa herë që mundemi. Unë pata një pasuri të pamasë për të ndërtuar një familje të dytë në qytetin ku linda. Të duash familjen tënde është diçka e bukur, port ë jesh në gjendje të duash një familje tjetër është një dhuratë. Kurrë nuk do të heq dorë nga kjo lloj dashurie.

Nëse do të ktheheshit pas në kohë, tek Anxhelina si fëmijë, çfarë shihni, dëgjoni dhe prekni?

- Anxhelina si fëmijë është në Lido, aty shkoja gjithmonë në breg të detit kur isha fëmijë. E mendoj të veshur me një kostum Barbie dhe që kërcen mes shumë njerëzve në tavolina. Ajo është një vajzë e vogël dhe e lumtur, kështu siç ndihem dhe sot.

Duke folur për skenën, si e përjetoni konkurrencën? Ankthi është pjesë e brezit tonë…

- Deri një vit më parë kam vuajtur nga sulmet e ankthit. Problemi ishte se ndjeja se kisha lindur për të kënduar, por nuk isha ende kantautore, sepse më mungonte diçka, legjitimiteti i publikut të gjerë. Tani jam e sigurt, nuk e kam më atë lloj ankthi. Problemi është se aty arrita vetëm falë konfirmimit të jashtëm, duke kapërcyer hapin e ndërgjegjësimit, që erdhi si pasojë e suksesit dhe jo si premisë. Kjo mund të jetë e frikshme, edhe nëse kjo nuk është frika ime më e madhe.

Në këtë drejtim, a mund të jetosh një jetë pa filtra?

- Nëse flasim për filtra, kam ndryshuar shumë vitet e fundit. Më parë, përpiqesha të pëlqehesha, kërkoja gjykimin e të tjerëve, duke rrezikuar ndonjëherë e duke mos qenë as e sinqertë me veten. Nuk e lashë personalitetin tim të shkëlqejë. Kam vendosur edhe grim për të shkuar në shkollë ose për të dalë. Sot nëse më duhet të them diçka, e them dhe nëse dua të vesh një veshje që ndoshta të bind ose jo, thjesht e bëj vetë. Unë jam më e sinqertë: mendimet e mia janë më pak të filtruara se më parë, më shumë i përmbahen realitetit, sepse nëse e ndjej diçka, e shpreh atë. Kam pasur shumë probleme në të kaluarën, por sot ndihem vërtet në paqe.

 

 

 

 

 

 

 

Horoskop