Mirëqenie / 12 Shkurt 2024, 14:59

Keni frikë nga virozat? Ja 12 suplemente për fuqizimin e sistemit imunitar

Keni frikë nga virozat? Ja 12 suplemente për fuqizimin e sistemit

Nga: Denada Nako

Përshëndetje të gjithëve! Do të doja ta nisja shkrimin e sotëm në fakt me një parantezë. Jemi në kohë virozash dhe të gjithë e dimë rëndësinë e mbrojtjes së vetes tonë e sigurisht edhe të njëri-tjetrit. Është e domosdoshme të kuptohet në fakt, që nëse shfaqni simptoma të gripit apo covid-19, etj, të drejtoheni tek mjeku juaj e gjithashtu të mbani distancën e duhur nga të tjrët, pasi kështu do të parandaloni përhapjen e viruseve.

Tani po kaloj menjëherë në temën që kam zgjedhur për sot. Githashtu para se të nis shpjegimin mbi rëndësinë e suplementeve në ndihmën e fuqizimit të sistemit imunitar, do të doja të shtoja: asnjë suplement nuk e zëvendëson dietën e pasur dhe të shëndetshme ushqimore, e gjithashtu asnjë suplement nuk ka aftësi kuruese ndaj sëmundjeve të ndryshme. Por suplementet ndihmojnë gjatë trajtimeve si terapi mbështetëse dhe janë një urë mbështetëse në parandalimin e tyre.

Sistemi ynë imunitar përfshin një kompleks organesh, qelizash dhe proteinash, të cilat në mënyrë konstante mbrojnë organizmin nga patogjenet e ndryshëm, duke përfshirë viruse, toksina dhe baktere. Të mbajturit e sistemit tonë imunitar të shëndetshëm gjatë gjithë kohës, është celësi i parandalimit të infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Çfarë mund të bëjmë ne për të mbajtur një sistem imunitar të shëndetshëm?

1.      Zgjidhni një mënyrë jetese të shëndetshme.

2.      Pirja e duhanit dëmton rëndë sistemin imunitar, kështu që mundohuni t’a mbani duhanin jashtë rutinës tuaj.

3.      Mundohuni të mbani një peshë konstante, pra, të mos keni ndryshime të herëpashershme në peshë.

4.      Ushtrohuni cdo ditë në palestër apo shtëpi.

5.      Reduktoni konsumimin e alkoolit.

6.      Pasuroni dietën tuaj të përditshme me vitamina dhe minerale.

7.      Reduktoni konsumimin e junk food dhe fast food.

8.      Minimizoni stresin.

9.      Orët e gjumit janë kaq të rëndësishme. Jepini vetes kohën e duhur.

10.  Bëni çmos për të evituar infeksionet e ndryshme duke pasur një higjienë të lartë personale, duke konsideruar vaksinat e rëndësishme dhe duke shmangur takimet e afërta me persona të infektuar.

Më poshtë ju tregoj edhe 15 vitamina dhe minerale të ndryshme për të mbështetur sistemin imunitar:

1.      Vitamina D është thelbësore për mbështetjen dhe fuqizimin e sistemit imunitar. Nivelet optimale të saj n organizëm, mund të reduktojnë riskun e infeksioneve respiratore.

2.      Vitamina C ose siç njihet ndryshe si antioksiduesja më e fuqishme, është jetësore për mbështetjen e imunitetit. Kjo vitaminë mbron qelizat nga stresi oksidativ/radikalet e lira. Nivelet optimale të saj, ndihmojnë në reduktimin e kohëzgjatjes së infeksioneve virale, respiratore të ndryshme të traktit të sipërm.

3.      Zinku është minerali kryesor në suportin e sistemit imunitar. Ai luan rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe komunikimin e qelizave imunitare dhe gjithashtu ndihmon në përgjigjen inflamatore.

4.      Kërpudhat mjekësore janë të njohura për efektet e tyre ndihmëse antibakteriale, forcuese të imunitetit dhe reduktuese të inflamacionit.

5.      Suplementet me lule shtogu (elderberry/sambuco) kanë efekt të mirë antiviral dhe mbështetës të sistemit imunitar gjatë periudhave të infeksioneve respiratore të traktit të sipërm.

6.      Selenium është një nga mineralet e rëndësishëm gjatë periudhave të ngarkuara virale, sidomos të sezonit të gripit (influenza).

7.      Propolis është thelbësor në parandalimin e infeksioneve virale të ndryshme si dhe ndihmon në reduktimin e simptomave inflamatore gjatë periudhës virale.

8.      Echinacea si bimë është e njohur për përparësitë e saj ndaj viruseve të ndryshme, sidomos syncytial virus dhe rhinovirus.

9.      Curcumin, përbërësi kryesor i turmeric, ka aftësi të admirueshme antiinflamatore dhe studimet te kafshët kanë treguar që ka përparësi të mira në fuqizimin e sistemit imunitar.

10.  Vitaminat e grupit B, duke përfshirë edhe B6 dhe B12 janë të rëndësishme për përgjigjen e shpejtë imunitare dhe ndikojnë së tepërmi në përmirësimin e gjendjes metabolike dhe energjike të organizmit.

11.  Licorice përmban disa përbërës,  por kryesor është glycyrrhizina, e cila mendohet se ndihmon në mbrojtjen ndaj gjendjeve të ndryshme virale. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se luan një rol thelbësor në gjendjet respiratore në terren të viruseve SARS-COV.

12.  Hudhra ka shfaqur që në lashtësi përparësi të fuqishme antivirale dhe antiinflamatore. Veprimi i përbërësve të saj konsiston në stimulimin e mekanizmave mbrojtjes të qelizave të bardha të gjakut, si qelizat NK dhe macrophage.

Para se të përdorni çdo suplement, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj, bëni rregullisht analizat e duhura, përmirësoni stilin e jetesës dhe mundohuni të reduktoni stresin duke u ushtruar çdo ditë, rregulluar orët e gjumit dhe duke hequr dorë nga pirja e duhanit dhe alkoolit.

Horoskop