Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Stilistja e njohur shqiptare Alisa Dudaj ka marrë pjesë në eventin e rëndësishëm të modës, “New York Fashion Week”, ku ka prezantuar koleksionin e ri dhe tepër unik. Veshje të veçanta, në të cilat ringjallja e elementeve tradicionalë është thelbi i punës së saj, detaje që të dhurojnë “look”-e kaq të bukura dhe që menjëherë mund të biesh në dashuri me to.
Dudaj është diplomuar si Fashion Designer në maj të vitit 2022, me rezultatet maksimale, në Parsons School of Design, Nju Jork. Puna e saj ka marrë vlerësime të shumta, prej të gjithë profesorëve atje, të cilët janë emra të shquar të modës në botë. Dashuria për punën e saj, stili i veçantë si dhe profesionalizmi tipik i një stilisteje që dyert e Javëve të Modës dhe eventeve të tjera madhështore i hapen lehtësisht, e bëri Alisën fituese të çmimit të parë të konkursit “Muza Competition” dy vite më parë.
View this post on Instagram
“U përpoqa të sillja një frymë të re në veshjet moderne, bazuar në traditën shqiptare. Shumë prej copave janë realizuar me teknika shumë inovative dhe të parealizuara më parë, të punuara nga unë me dorë. Por, disa veshje u realizuan me ndihmën e artizanëve shqiptarë”, është shprehur stilistja në një intervistë pak kohë më parë.
View this post on Instagram
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...