Modë / 19 Shkurt 2024, 09:44

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të mëdhenj të industrisë

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Nga: Kostandin Feshti

Dhe këtë vit çmimet “BAFTA”, ndër më të rëndësishmet e industrisë kinematografike, mblodhën yjet më të mëdhenj nga fusha e aktrimit, argëtimit e modës, për të nderuar më të mirët ndër të nominuarit e mbrëmjes. Një mbrëmje, në të cilën çmimet lidhur me performancat më të mira i rrëmbyen aktorët Cillian Murphy dhe Emma Stone në role kryesore ( e pritshme, por surprizuese në të njëjtën kohë ), e Robert Downey Jr dhe Da’Vine Joy Randolph në role dytësore. Ai për: “Filmi më i mirë”- shkoi pikërisht për “Oppenheimer”. Ishte një mbrëmje relativisht e bukur, me një organizim tepër europian ( elegant dhe të thjeshtë ), me performanca si Sophie Ellis-Bextor, me hitin e saj 22 vjeçar “Murder on the dancefloor”, i cili e riktheu këngëtaren në majat e listave muzikore, vendase dhe ndërkombëtare, pasi u shndërrua ne një ndër kolonat kryesore zanore të filmit “hit”, “Saltburn”.

Por, për t’u rikthyer tek ajo që shpesh na tërheq vëmendjen më të madhe, dukjet e personazheve, kësaj radhë mund ta them me plot gojë se isha i kënaqur me ato që pashe. Një tapet i kuq fin, tepër modern, por me një mori elementësh klasikë, ndoshta karakteristika pak të imponuara dhe nga prezenca e personazheve në Europë. Fundja, le ta pranojmë që javët më të rëndësishme të modës janë ato të Paris-it, Milano-s dhe ajo e Londrës, e cila është duke ndodhur pikërisht këto ditë, e që ka mbledhur disa nga figurat më në zë të botës së “fashion”-it. Një arsye më shumë për yjet tanë që të tentonin të dukeshin version më i mirë i tyre në një event që merr vëmendjen ashtu si e marrin “BAFTA”-t. Le të shohim ato, që personalisht, më lanë përshtypjen si 10 dukjet më të arritura, me një kurim deri në detaj të saj.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Emma Stone e veshur me një krijim nga Louis Vuitton ( pa çka se me një ngjashmëri të madhe me ndonjë krijim të Oscar de la Rentës.)

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Margot Robbie, “Barbie” vetë, e veshur me “Armani Privé”.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Dua Lipa, një Perëndeshë Greke në “Valentino”.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Florence Pugh, e cila gjithmonë godet, kësaj rradhe me një krijim nga “Harris Reed”.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Carey Mulligan, në “Dior”. Një “look”, i cili të rikthen pak në vitet 2012, 2013, 2014 e tapetet e kuq të asaj periudhe, si “OSCARS” për shembull, por kjo e thënë për mirë, për shumë mirë.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Emily Blunt, e cila si rrallë herë ka guxuar me “Elie Saab”. Një veshje “e rëndë” për stilin që Emily zakonisht ka, por me të cilën ajo duket mjaft bukur.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Cate Blanchett, e adhurueshme në “Louis Vuitton”. Kaq. Ky është mendimi.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Sheila Atim e veshur me një krijim nga “Gucci”. Tepër modern, goxha “cool”, por i përshtatur mirë me eventin.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Emerald Fennell me një fustan “Armani”, lulet e të cilit janë mjaft interesante, të dekoruara me kristale të kuq. Një dukje, të cilën disa mund ta quajnë “të mërzitshme”, por unë e quaj me plot bindje “elegante”.

Nuk mund të lë pa përmendur dhe 3 zotërinj, të cilët, për sa i përket gjinisë, bënë një “punë” mjaft të mirë.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Colman Domingo me “Boss”, personazhi më karizmatik i tapeteve të kuqe këtë sezon eventesh.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Fenomenti “Paul Mescal” i veshur me “Gucci”, kostum, i cili me detajet tek jaka bëhet aq modern sa qëndron dhe klasik.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

Bradley Cooper me një dukje, të cilën do e zgjidhja dhe vetë po të ftohesha në eventin më të madh anglez.

Tapeti i kuq anglez që bëri bashkë yjet më të

 

Horoskop