Personazh / 19 Shkurt 2024, 10:36

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Nga: Santana Çomora

Fotografia: Renato Hyselli

Fashion Editor: Niko Komani

Vendndodhja: Mudo Concept

Grimi: Ela Pera

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Veshjet - Vivienne Westwood – DELIRIUM/ Aksesorët – Swarovski - Qendra Metropol

Me Blerina Bajkon njihemi prej vitesh, që kur ajo sapo ishte kthyer në Tiranë, rreth vitit 2015, pas studimeve për marrëdhënie ndërkombëtare në Siena e kur kishte ende sharmin italian, të njeriut që prej vitesh ishte shkëputur nga realiteti ynë. E megjithatë, edhe pse ka nisur një jetë këtu, mbetet po ajo Blerinë, me të bukurën si lajtmotiv jete. Një koncept që është rritur bashkë me të, ashtu si dhe ai i dashurisë për artin, që e ka njohur qysh herët nga babai, aktori i njohur i humorit, Agim Bajko.  

Me sa duket, vitet e fundit i ka hyrë në zemër edhe një dashuri e re, ajo për futbollin dhe skuadrën e zemrës, “Partizanin”. U bë më shumë se një vit e gjysmë që drejton Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingun e Demave të Kuq, një skuadër me shumë histori në Shqipëri. Fati e deshi që të përjetonte që në fillimet e këtij rrugëtimi profesional fitoret e Kampionatit 2022-2023.

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Veshjet - Vivienne Westwood – DELIRIUM/ Aksesorët – Swarovski - Qendra Metropol

Pesha e kësaj fanelle ia bën sa të thjeshtë, aq edhe të vështirë në të njëjtën kohë. Të qenët grua në shoqërinë tonë, për çdo pozicion pune, është e vështirë, por jo e pamundur nëse konsolidon profesionalizmin me çelësin e duhur të komunikimit. Kur e pyet për këtë çështje, nuk ngurron të shprehet se ka pasur çaste shumë të vështira: “Nuk gënjej kur them se rrugëtimi ka qenë plot vështirësi e në të njëjtën kohë i mbushur me arritje. Synimet e mia për këtë vit janë të larta, por do t’ia lëmë kohës rezultatet. Klubi Partizani ka prioritet fuqizimin e rolit të gruas në sport në përgjithësi dhe në fushën e blertë në veçanti. Të shumta kanë qenë aktivitetet dhe fushatat e sensibilizimit që kemi ndërmarrë vitet e fundit në këtë prizëm. Me shumë krenari dua të përmend miqësoren me “AS Roma Women” në qershor, ku së bashku me fondacionin “Roma Care” kemi vizituar qendrat kundër dhunës në Tiranë dhe skuadrat e futbollit femëror në shkollat e kryeqytetit. Gjithashtu, jemi angazhuar me fushatat e parandalimit të kancerit të gjirit, si dhe të ndalimit të gjuhës së urrejtjes nëpër stadiume, për të rritur numrin e tifozerisë femërore dhe asaj familjare. Stadiumi është i të gjithë tifozëve dhe ndeshjet duhet të kthehen në një spektakël sportiv ku fëmijë, familje dhe gra e vajza mbushin shkallët e tribunave.

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Veshjet - Vivienne Westwood – DELIRIUM/ Aksesorët – Swarovski - Qendra Metropol

Këtë herë në revistën “Living”, në një koncept për ngjyrën e kuqe që “e identifikon” Blerina vjen me dy ndarje të mëdha, atë të jetës dhe të profesionit. Ajo beson fort se sporti mund të jetë ambasadori më i mirë i një shoqërie të shëndoshë. “Partizani” është një nga klubet që furnizon më së shumti kombëtaret tona, ndaj vëmendja e drejtuesve është e veçantë. Dy janë marrëveshjet me impakt që janë sigluar së fundmi, ajo me UNICEF Albania dhe ajo me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Veshjet - Vivienne Westwood – DELIRIUM/ Aksesorët – Swarovski - Qendra Metropol

“Është e pamundur të mos ndihesh një Dem i Kuq me një tifozeri kaq të flaktë e të përkushtuar si ajo që karakterizon lojtarin tonë të 12-të në fushë. Për mua ka qenë nder i madh kur shtrëngova në duar kartën e anëtarësimit të Guerilëve. Aty e ndjeva përfundimisht veten pjesë e familjes së madhe.”

Edhe pse një grua mes shumë burrave, Blerina di të jetë gjithmonë e kuruar. Është bazike në ngjyrat që përzgjedh në përditshmëri: e bardha, e zeza dhe patjetër e kuqja J. “Për hir të së vërtetës, pozicioni dhe ngjyrat e fanellës që përfaqësoj kanë ndikuar më së shumti në shtimin e ngjyrës së kuqe në dollapin tim, – thotë ajo duke theksuar se: - Paraqitja është e rëndësishme në çdo mjedis, por nëse nuk shoqërohet me përmbajtje, pasion, përkushtim dhe largpamësi do të vazhdonte të ishte ajo kutia bosh që të gjitha ne gratë e vajzat po luftojmë ta largojmë nga figurat tona profesionale.”  

Blerina Bajko, një guerile e vërtetë

Veshjet - Vivienne Westwood – DELIRIUM/ Aksesorët – Swarovski - Qendra Metropol

Në mbyllje të bisedës, Blerina thotë buzagaz se ndër vite ka fituar idenë e kohës si një aleat që të ndihmon të perceptosh si fitoret, ashtu edhe humbjet.

 

 

 

Horoskop