Megan Fox dhe MGK ndahen vetëm pak muaj pas konfirmimit të shtatzënisë dhe ja arsyeja
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Nga: Kostandin Feshti
“People’s Choice Awards” është një event ku “nderohen” me çmime më të mirët e industrisë së kinematografisë, muzikës, sportit dhe televizionit, por me ndryshimin e vetëm se fituesit nuk zgjidhen nga një grup njerëzish që mund të konsiderohen “juri”, por ata votohen nga njerëzit e thjeshtë, admiruesit e tyre më të zjarrtë. Ky vit ishtë edicioni i tyre i 49-të, 49 vite, të cilët mbajnë mbi supe emra triumfuesish si Michael Jackson, Mariah Carey, Whitney Huston, Shania Twain, Mary J. Blige etj. Ndoshta, me kalimin e viteve ceremonia mund ta ketë humbur pak shkëlqimin e saj, por këto janë pasojat e periudhës famëkeqe të njohur me emrin “Covid 19”. “People’s Choice” është ndër të vetmet organizime ku bëhen së bashku industritë më të mëdha të argëtimit. E vetmja herë ku ti do të shohësh bashkë yje kinematografie që janë fitues të çmimit “Oscar”, bashkë me kampionë të “Super Bowl”, këngëtarë të nderuar nga “Grammy”, së bashku me “yjet” e industrisë televizive “Reality”, me kaste të “Selling Sunset”, “The Real Housewives”, “Keeping Up with the Kardashians” etj. E thënë kjo në një mënyrë formale.
Këtë vit eventi theu rekord shikueshmërie krahasuar me vitin e kaluar. Kjo falë dhe fenomenit “Taylor Swift”, e cila ishte një ndër triumfueset e natës, bashkë me të dashurin e saj, Travis Kelce, i cili rrëmbeu çmimin si “Atleti i Vitit” ( “Sportisti më i mirë” ). Emra të tjerë të cilët u kthyen në shtëpi me një trofe ishin Billie Eilish, e cila kësaj rradhe, nuk fitoi si një këngëtare, por si një aktore, për performancën e saj televizive në serialin “Swarm”. Beyonce fitoi çmimin si “Këngëtarja R&B e Vitit”, Margot Robbie “Aktorja e Vitit”, Jennifer Lawrence “Aktorja e Vitit në një Komedi”, Jennifer Aniston me çmimin “Aktorja e Vitit në një Serial Dramatik”, Selena Gomez, po ashtu si një aktore iu dhurua çmimi si “Aktorja Televizive e Vitit” për performancën në “Only Murderers in the Building”, e shumë emra të tjerë si Jeremy Allen-White, Pedro Pascal, Kelly Clarkson, Jimmy Fallon si “Emisioni “Late-Night” i Vitit”, Olivia Rodrigo me “Kënga e Vitit”, Ice Spice, Khloe Kardashian si “Personazhi “Reality” i Vitit”, figura të cilat triumfuan në kategoritë e tyre respektive.
Adam Sandler, aktori tepër i dashur për publikun falë roleve të tij të shumta në komedi të ndryshme, u nderua me çmimin “Ikona e Njerëzve” ( “People’s Icon Award ), i prezantuar nga “e preferuara” e tij, Jennifer Aniston. Gjithashtu, një tjetër nder i shkoi Lenny Kravitz-it, të cilit u prezantua çmimi “Ikona e Muzikës” ( “Pople’s Music Icon Award” ).
Adam Sandler/ Lenny Kravitz
Për sa i përket aparencave dhe tapetit të kuq, i cili në fakt ishte në ngjyrë “emerald” këtë vit, nuk është se kishte ndonjë prurje “trendy” apo dukje e cila mund të themi ishte fantastike e duhet diskutuar. Një event modern, ku yjet sa guxojnë, aq qëndrojnë dhe “casual”, duke bërë bashkë stile e motive të ndryshme mode, të cilat, në raste mund të qëllojnë në shenjë, e në plot të tjera e humbasin rrugën plotësisht. Por këtë here, po tregohemi të mirë e thjeshtë po iu paraqesim disa nga veshjet e mbrëmjes. Mirë apo keq, vendoseni ju vetë.
Billie Eilish/ Ice Spice/ Sydney Sweeney/ Chrishell Stause
Darren Barnet/ Nicky Reardon/ Chris Olsen/ Bryce Hall
Heidi Klum/ Kylie Minogue
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...