Shtepia / 22 Shkurt 2024, 11:35

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual" rikthehet fuqishëm mes nesh

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur stili “California Casual” ishte një nga tendencat më të dëshiruara për arredimin e shtëpisë. Në 2017 ishte e pamundur të mos doje të zhyteshe në atë botë bohemiane dhe me tone neutrale. Në dysheme jepej ndjesia sikur kishte rërë sepse hipotetikisht plazhi ishte vetëm disa hapa larg. I padiskutueshëm pastaj ishte kombinimi i këtyre toneve me elementin e drurit, si një tavolinë, raft etj.

Çfarë mund të ketë ndryshuar me rikthimin e këtij stili në qendër të vëmendjes? Epo janë të njëjtat, tone neutrale, shumë dru dhe ndoshta me të zezën në horizont për thyerje.

Muret neutrale me dritëhije

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Janë tonet me të cilat dashurohesh në çdo kohë dhe që qëndrimi në shtëpi të bëhet më i këndshëm. Qëllimi i këtij muri është të shtojë elementin e kënaqësisë si dhe të të krijojë ndjesinë e një hapësire më të madhe që për hir të së vërtetës e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse vendosni të lyeni shtëpinë thjeshtë me një nuancë neutrale, nuk do të kishte ato efekte pozitive, ashtu si muri me dritëhije. Ky element të shton një butësi prej kadifeje që është aq qetësuese për t’u parë.

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Druri i rafinuar

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Në 2017 elementi i drurit përdorej më shumë për të kornizuar detajet, pasi e bardha ishte nuancë vendimtare në shtëpi. Madje edhe dollapët ishin të lyera të bardha. Ndërsa sot një dru i rafinuar bukur do t’i bëjë të duken ideale dollapët, raftet, mobiljet, parketin në shtëpi.

Dërrasat me vija

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Shihni se sa bukur dhe këndshëm duken veshjet e murit me “fleta” dërrase. Ajo që duhet të keni parasysh është përdorimi i dërrasave mat, pasi shkëlqimi në një moment do të bëhet i mërzitshëm.

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Më shumë mermer në horizont

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Nëse mermeri më parë ishte në modë që të përdorej në parvazët e dyerve apo dritareve, tani tendenca është që në hapësira të shumta në shtëpi të përdoret mermeri. Në mure, në kundrabufe, në tavolina, në tualet, kornizat e dyerve dhe dritareve, etj, të jepet ndjesia e një stili “vintage”, e po ashtu dhe modern.

6 vjet më vonë, trendi i arredimit "California Casual"

Horoskop