I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Na ndodh shpesh të ndjejmë fryrje të barkut pas konsumit të një dreke apo darke, apo edhe thjesht nëse kemi ngrënë rastësisht diçka që e kemi shumë qejf.
Menjëherë mendja në momentin e parë na shkon për t’u konsultuar me një mjek dhe për të marrë medikamente, por ka dhe disa truke si këto që do ju tregojmë më poshtë, që ndihmojnë në shfryrjen e barkut.
1. Reduktoni konsumin e kripës
Konsumi i tepërt i kripës është një nga shkaqet kryesore të mbajtjes së ujit, që përveçse na bën të ndihemi më rëndë, shpesh shkakton edhe inflamacion të barkut. Pavarësisht nëse e konsumojmë për shije të papërpunuar, apo e gjejmë në produkte të tjera të përpunuar, kripa gjithsesi mbetet një ndër armiqtë kryesor të shëndetit.
2. Pini më shumë ujë
Pirja e një sasie të bollshme uji çdo ditë është ideale për të na mbajtur të hidratuar mirë. Eksprtët e shëndetit rekomandojnë të pimë të paktën 2 litra ujë në ditë, pasi veç të tjerash na ndihmon të parandalohet kapsllëku, një tjetër shkaktar i barkut të fryrë.
3. Hani ngadalë
Është shumë e rëndësishme të merrni kohën e duhur për të ngrënë ngadalë dhe për ta përtypur mirë ushqimin. Ku zakon kontribuon në tretje të mirë dhe si rrjedhojë në një bark jo të fryrë. Madje ata që e përtypin mirë ushqimin kanë ndjesinë e ngopjes dhe kjo pengon në ngrënien me tepricë.
4. Shmangni pijet e gazuara
Pijet e gazuara nxisin grumbullimin e gazit brenda trupit tonë, duke shkaktuar shpesh probleme të tilla si fryrje.
5. Hani më shumë fruta dhe perime
Frutat dhe perimet janë ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshijmë në në dietën tonë, pasi ato janë të pajisura me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilat janë thelbësorë për funksionimin e duhur të trupit tonë. Ato përmirësojnë tretjen, parandalojnë ujin e tepërt, ndihmojnë djegien e yndyrës dhe luftojnë ënjtjet e bezdisshme të barkut.
6. Shmangni ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura treten më ngadalë dhe shkaktojnë një ndjenjë fryrjeje të pakëndshme në zonën e barkut. Përmbajtja e lartë e yndyrës dhe natriumit do të thotë që ne shtojmë peshë shpejt dhe gjithashtu shkakton mbajtjen e ujit të tepërt.
7. Kryeni aktivitet fizik
Ushtrimi është mënyra më e mirë për të punuar mbetjet në barkun tonë dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të të gjithë trupit. Bërja e aktivitetit fizik përmirëson funksionin e tretjes, redukton kapsllëkun, lufton mbajtjen e ujit të tepërt, na ndihmon të humbim peshë dhe në përgjithësi na jep një ndjenjë mirëqenieje që përmirëson cilësinë e jetës sonë.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...