News / 2 Mars 2024, 11:46

"Jam prekur nga loja juaj", Ledjona bën gati valixhet

"Jam prekur nga loja juaj", Ledjona bën gati valixhet

Këtë të shtunë Lediona e nisi ditën brenda shtëpisë së Big Brother me një rreng për banorët. Ajo u tha atyre se po bënte valixhet gati dhe do të linte shtëpinë për shkak se është prekur shumë nga loja e banorëve të tjerë.

Egla dhe Meritoni pavarësisht debateve që kanë pasur gjatë ditëve të qëndrimit, i kërkuan gazetares të mos e ngërpresë garën.

Egla: Nuk duhet të dalësh, nuk dua të dalësh.

Ledjona: E vlerësoj shumë

Egla: Nuk do të dilja kurrë në këto kushte. Ti nuk je një vajzë që e le betejën përgjysmë mesa më ke treguar jashtë. Këtu nuk më ke pëlqyer. Kur të pash që fillove të bësh nepërkën…

Ledjona: Dhe unë t’i kam pranuar personalitetet dhe jam përballur.

Egla: Nuk duhet të bësh nepërkën. Njeriu zgjedh armët e veta.

Ledjona: Ndihem më mirë me Meritonin… ti më përmend lojën.

Egla: Rëndësi ka të rrish.

Meriton: Mos dil për diçka të caktuar. Në momentin që un me ty jemi në lojë, nuk do të thotë të ndjehesh keq dhe të dalësh. Nuk do e doja, dua të nxjerr jashtë por në mënyrën e lojës. Kështu që ndalo, qetësohu, se kemi luajtur bukur.

Horoskop