News / 2 Mars 2024, 20:12

"Zverdhem, trishtohem...", profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj flet për interesin e studentëve në auditore

"Zverdhem, trishtohem...", profesori i gjuhësisë Shezai

Auditoret e universiteteve janë vende ku në syrin e jashtëm shihen si "bagazhe" plot dije, në të cilat kushdo që futet, nuk del i pa nxënë, por fatkeqësisht realiteti është plotësisht ndryshe.

Jo çdo student që nis një universitet, shfaq interes për të, ose interesi mund t'i ndryshojë gjatë rrugëtimit, e për fat të keq numri i të rinjve që e trajtojnë me respekt, që i japin rëndësinë e duhur degës për të cilën studiojnë dhe që të priren të perfeksionohen drejtë një fushe të caktuar, është shumë i pakët.

Profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj në një dalje për A2CNN është shprehur i trishtuar se shpesh studentet kur ai flet nuk e kuptojnë. Ndër të tjera ai është shprehur se në një auditor me 100 studentë, vetëm 10 -15 të rinj mund të shfaqin interes.

Profesor Rrokaj: Zverdhem, trishtohem jashtëzakonisht. Niveli është i jashtëzakonshëm, shumë i ulët.

Si e kanë raportin me leximin apo drejtshkrimin?

Profesor Rrokaj: Nuk janë të interesuar. Vijnë në një auditor prej 100 studentësh, 10 ose 15 studentë aq shfaqin interes, ndërsa të tjerët vegjetojnë.

A ju kuptojnë kur flisni profesor?

Profesor Rrokaj: Nuk e di shpeshherë jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

 

Horoskop