
Pulë në tavë me petë, receta ideale për fundjavën
Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit Pula në tavë me petë është një recetë e vjetër dhe shumë e p&eu...
Rrjeti i ekspertëve shëndetësorë në gjithë botën, NCD-RisC, ka publikuar të dhënat për gjatësinë e djemve dhe burrave në Evropë.
Sipas tyre burrat shqiptarë zënë vendin e fundit në Evropë, pra janë më shtatshkurtrit. Evropianët, si burrat ashtu edhe gratë, janë ndër popujt më shtatgjatë në botë.
Në hartën e publikuar nga NCD-RisC, shqiptarët zënë vend në fund të listës. Gjatësia mesatare e burrave shqiptarë është 174.1 centimetra, ndërsa më keq është vetëm Qiproja që ka mesatare prej 172.7 cm.
Në bazë të këtyre të dhënave, holandezët janë më të gjatët në Evropë, por jo vetëm, pasi konsiderohen në të gjithë botën.
Mesatarja e shtatgjatësisë te burrat holandezë është 183.8 centimetra, pas tyre vijnë malazezët me gjatësinë prej 183.3 cm dhe estonezët me 182.8 cm.
Në listën prej 20 shteteve me burrat më shtatgjatë, 19 janë të Evropës, teksa është përfshirë edhe Dominika megjithëse nuk është në Evropë.
Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit Pula në tavë me petë është një recetë e vjetër dhe shumë e p&eu...
Rrënja e xhinxherit është përdor ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale dhe antimykotike. Një nd&e...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka reaguar ashpër në Instagramin e saj pas publikimit të disa fotove ku shfaqe...