Bien rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Whatsapp shfaqin probleme në të gjithë botën
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Me fillimin e marsit temperaturat në vend kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Zonat malore janë zbardhur nga reshjet e dëborës, ku madje në disa akse po haset vështirësi e lehtë në qarkullimin e mjeteve.
Qarku i Korçës është zbardhur dhe trashësia ka arritur deri në 10 centimetra. Në rrugëkalimet po vijon puna për pastrimin e borës.
Po ashtu mëngjesi i kësaj të marte i ka gjetur të zbardhur nga bora fshatrat turistikë në veri të vendit, Theth, Bogë dhe Tamarë, Vermosh.
Sipas ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Boge – Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m ka reshje bore. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara dhe qarkullohet pa zinxhirë drejt fshatrave turistikë të Shkodrës.
Po kështu dëbora ka nisur dhe në juglindje. Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë në lartësinë 1400 metra janë regjistruar 10 cm dëborë.
Kujtojmë se kjo luhatje temperaturash vjen pas një muaji tërësisht të ngrohtë, në të cilin temperaturat mbanin një konstancë midis 15- 20 gradë Celsius.
View this post on Instagram
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...