News / 5 Mars 2024, 15:59

"Gjëja më e bukur në jetën time që nga fëmijëria", Grida Duma me fjalë zemre për motrën e vogël

"Gjëja më e bukur në jetën time që nga

Ish deputetja dhe moderatorja e njohur Grida Duma është një nga gratë më të pëlqyera, sa i përket inteligjencës dhe pamjes së saj tërheqëse.

Së fundmi ajo ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me të motrën, Gerisin, të cilën edhe më herët e ka publikuar në rrjetet sociale, pasi siç thotë ajo, është i vetmi person, për të cilin nuk i reziston dot tundimit për ta shfaqur. 

"Është mënyra ime për të reflektuar me veten dhe për të gjetur ndonjë gjë më të bukur se sa deri në këtë moment. Dhe gjëja më e bukur tek ky momenti është kjo gjëja e bukur që është në jetën time, që nga fëmijëria ime që është ime motër, që nuk ndalon së më dhëni shumë.

Une jam e madhja, ajo është e vogla, por nëse ka një individ në familjen time që unë nuk I qëndroj dot tentacionit për ta shfaqur, është ajo dhe e shfaq. Është ëmbëlsia dhe bukuria jonë. Nuk e teprova fare, mund të flas pa fund për time motër dhe është shumë bukur që në jetën time edhe në jetën e kujtdo gjendet një njeri që nuk të thotë asnjëherë një gjë edhe të keqe, pa u menduar për ty. Pra kur më kritikon edhe në mënyrën se si më kritikon ose më sugjeron, është së pari me shqetësimin si do ta kuptoj unë këtë, si do të ndihem unë edhe me kritikën. Njerëzit që i duan njerëzit duke menduar së pari për ndjenjat e tyre dhe jo për perfeksionimin e tyre, janë njerëzit e shpirtit. Unë sot kisha nevojë t’i jepja makinës por po i jep makinës ajo, me makinën dhe me stilin e vet, i jep më shpejt se unë. Mirë e bukur shumë. Kemi vetëm grindje të vockla që unë i them mos ec më shpejt se ç’duhet, se nuk është Shqipëria vend kaq i sigurt, pastaj kur ia them këtë është se në pjesën më të madhe të jetës së saj nuk ka qenë në Shqipëri", ka thënë Grida në një video nga makina, teksa udhëtojnë të dyja. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

"Gjëja më e bukur në jetën time që nga

"Gjëja më e bukur në jetën time që nga

 

Horoskop