Mirëqenie / 7 Mars 2024, 13:48

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon së punuari

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon

Instagrami nuk funksionon, as facebook-u. Jo më larg se dy ditë më parë, platformat gjigante të komunikimit patën një ndërprerje në të gjithë botë, duke lënë pa fjalë dhe pa punë shumë përdorues anembanë globit.

Por si u ndjetë kur e vutë re? Krizë e tmerrshme apo ndjenjë lirie?

Ndjenjat në këtë rast mund të jenë kontradiktore sepse përballemi me një fenomen që sjell reflektime të thella mbi mënyrën se si jetojmë. Me fjalë të tjera, gjatë orëve të bllokimit kuptojmë se pa këto mjete jemi të detyruar të jetojmë realitetin e së tashmes.

Por, doni të dini se çfarë ndodh me trurin kur rrjetet kryesore sociale pushojnë së funksionuari? Ja si e shpjegojnë ekspertët:

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon

Reagimi i parë është alarmi

Do të përjetojmë alarmin. Vazhdojmë të përditësojmë aplikacionin Instagram por asgjë nuk ndodh. Fillojmë të pyesim veten nëse është telefoni ynë, WiFi i shtëpisë apo rrjeti celular që nuk funksionon. Mbyllim aplikacionin, çaktivizojmë Wifi-n, fikim dhe aktivizojmë sërish telefonin. Aty pyesim veten, si do komunikojmë tani? Me pak fjalë, alarmi po bie në trurin tonë, sepse ka diçka në jetën tonë të përditshme që ka ndaluar dhe që ne nuk dimë si ta zëvendësojmë.

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon

Kriza e tërheqjes

Nëse koha e bllokimit të mediave sociale zgjatet, mund të përjetojmë simptoma të ngjashme me tërheqjen e drogës. Nervozizëm, acarim, humor të keq dhe ndjenjën e lidhur me mendimin për të humbur diçka. Ndihemi të shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë arsye të izoluar. Gjithmonë do jemi me mendjen se çfarë është duke ndodhur atje jashtë?

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon

Pranimi dhe kërkimi i një zgjidhjeje

Bllokimi i përkohshëm i Instagram dhe Facebook mund të na bëjë të reflektojmë thellë mbi fuqinë që ata kanë në jetën tonë. Nga kriza fillestare kalojmë në një vizion dhe pranim të realitetit për atë që është, përfshirë defektet.

Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon

Ndjenja e mirëqenies

Nëse rrjetet sociale kanë qenë jashtë përdorimit për një kohë të konsiderueshme dhe kemi shijuar jetën reale, do të na krijojë një ndjenjë mirëqenieje. Do të kuptojmë se perceptimi për të qenë i pranishëm me veten dhe për të shijuar realitetin dhe dashuritë, e tejkalon shumë nevojën për t'u lidhur online. Në fakt, kënaqësia e vërtetë vjen vetëm nga momentet e realitetit, ndaj kujdes nga iluzionet dixhitale.

Horoskop