Modë / 11 Mars 2024, 12:32

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku zbulojnë detajet e ekspozitës së rrallë të "Cryptic Parfumerie"

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku

Parfumi është një ndër elementet pa të cilin nuk e nisim dot ditën dhe asnjëherë nuk harrojmë ta marrim me vete qoftë edhe në daljet tona të përditshme

Po ashtu mund ta themi me bindje të plotë se është gjëja më e vështirë kur bëhet fjalë të zgjedhim atë që na përshtatet më mirë me lëkurën, karakterin, gjendjen etj. Dhe në këtë rast, patjetër do të na duhej një ekspert i kësaj fushe në mënyrë që të mos bëjmë kurrë zgjedhjen e gabuar.

Podkasti i radhës në “Fashion Guru’s” iu kushtua totalisht parfumeve dhe të ftuar ishin Elson Mahmutaj sipërmarrës, i cili prej vitesh sjell parfumet artizanale më të mira në treg dhe fotografi i njohur Ergys Zhabjaku. Një bashkëpunim perfekt mes të dyve, i cili pritet të marrë “jetë” më 13 mars me ekspozitën e realizuar në “Muzeun Kombëtar” për të gjithë dashamirësit e aromave unike dhe fotografisë artistike. 

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku

Boadicea The Victorious

Për detajet e para dhe se si nisi ideja, Elson Mahmudaj u shpreh se: “Lidhja me parfumin dhe artin është e hershme. Bëhet fjalë për një ambient të mbushur me aroma. Është ky ambient që me kalimin e momenteve zhvillon edhe shqisën e nuhatjes dhe këtë synojmë ta transmetojmë edhe përmes fotografisë. Kjo ka qenë pika lidhëse, që do ta konkretizojmë më datë 13- 14 dhe 15 mars me ekspozitën kushtuar totalisht parfumeve tona në Muzeun Kombëtar në orën 19:00 ku ftesat janë të hapura, falë edhe bashkëpunimit me Ergys Zhabjakun”.

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku

Fragrance Du Bois

Si pranoi dhe çfarë e shtyu për të qenë fotografi i kësaj ekspozite që nuk është realizuar më parë në Shqipëri, Ergys Zhabiaku tha: “E gjitha ishte sfidë për mua, sepse nuk jam shumë person religjioz në këtë fushë, sado që e vlerësoj shumë parfumin. E mora përsipër me një vullnet spontan dhe shumë dashamirës dhe është fiks momenti të them që ne nuk duhet të prodhojmë “content” për 24 orë, “story”, por duhet të mbajmë një “statement” edhe kur mendova të gjenim një zgjidhje pasi e gjithë ekspozita do të jetë bardh e zi, mendova se nuk duheshin më element shtesë, siç ishte ngjyra”.

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku

M.Micallef 

“ “Cryptic Parfumerie” është iniciatore e kërkimit në detaj të ingredientëve fillestarë, bazik dhe cilësorë natyrale të parfumeve, është një lloj filtri shumë i hollë që “Cryptic Parfumerie” nuk bën asnjëherë kompromis. Është gjëja më cilësore që tregu ndërkombëtar ofron. “Cryptic Parfumerie” përpiqet gjithmonë të gjejë një balancë të mirë të cilësisë së produktit dhe përfaqëson shijet e personave që i përdorin këtu në Shqipëri. Sepse vende të ndryshme kanë shije të ndryshme, ndaj është një fill që duhet ruajtur gjithmonë me kujdes. Parfumet tona janë të ndryshme, por brenda së njëjtës markë”, ka vijuar sipërmarrësi.

I pyetur se sa është koha që një individ dhe një parfum të “dashurohen” me njeri- tjetrin, eksperti u shpreh se çdo proces duhet të marrë kohën e vet.

“Është me tipologji të ndryshme, sepse dhe nuhatja ka një lloj qasje të ndryshme po me të njëjtën aromë. E rëndësishme është që hunda të jetë e pastër dhe e ajrosur në momentin që shkon për të nuhatur një parfum, të bësh një xhiro sepse ndryshon edhe gjendja. Sot, mund të jesh ndryshe dhe nesër mund të kesh një gjendje emocionale ndryshe dhe ai parfumi ndoshta nuk është i duhuri. Pra është e thjeshtë, vetëm duhet t’i japësh kohë”.

Në "Fashion Guru's", Elson Mahmudaj dhe Ergys Zhabjaku

L'Orchestre Parfum

Por doni të dini disa truke se si parfumi të qëndrojë më gjatë në trupin tuaj? Atëherë mbani shënime!

“Duhet hedhur të paktën 30 cm larg trupit në mënyrë që molekulat të shpërndahen, pra nuk duhet hedhur shumë afër lëkurës. Por ka dhe parfume vajore që hidhen në lëkurë. Ndërsa në Perëndim janë të përzierë me alkool pra janë të lëngshëm dhe mund të ndodh që edhe të shkaktoj probleme në lëkurë. Unë mendoj se parfumi i lëngshëm që hidhet në rrobë qëndron më gjatë se parfumi vajor në lëkurë, sepse lëkura avullon dhe poret i largojnë molekulat e parfumit”, u shpreh Mahmudaj.

 

 

 

 

Horoskop