Astroliving / 18 Mars 2024, 15:28

Komplikime në çift dhe sakrifica, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 18-24 mars

Komplikime në çift dhe sakrifica, zbuloni çfarë

Dashi

Nëse jetoni në çift, Plutoni mund të komplikojë marrëdhënien mes jush dhe partnerit tuaj. Është e mundur që të jeni marrëzisht i dashuruar me dikë tjetër, me një person që ka hyrë në zemrën tuaj. Beqarë, sipas të gjitha gjasave, këtë javë do të jeni protagonistët e dashurisë me shikim të parë. Mos hezitoni të jeni të lumtur. Shfrytëzojini mundësitë që do t’ju paraqiten, në mënyrë që të mos ndjeni keqardhje më vonë. Vlerësimin për këtë javë do ta keni me notën 6.5.

Demi

Me këtë aspekt të Marsit bëhuni gati të shfrytëzoni të gjitha mundësitë për t’i dhënë një shtysë marrëdhënies suaj të dashurisë dhe për ta bërë partnerin tuaj të përjetojë momente të paharrueshme. Nëse zemra juaj është e lirë, do të jeni shumë të kërkuar dhe sukseset tuaja romantike do t’ju kënaqin egon. Megjithatë, dashuria me shikim të parë do të jetë në ajër dhe ky person mund të zërë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Vlerësimi është me notën 8.

Binjakët

Këtë herë Venusi, planeti i dashurisë, do të bëjë që shumë të lindur te Binjakët të përjetojnë një javë përrallore. Në çdo rrethanë do të jeni aq rrezatues, sa do të arrini t’i bini në sy njeriut të interesuar për ju, qoftë edhe kur bëhet fjalë për një takim formal. Shpirtrat e vetmuar do të takojnë njerëz interesantë. Çiftet që kanë kaluar një periudhë të komplikuar do të ndalojnë së luftuari kundër mullinjve të erës për të shijuar momente të lumtura së bashku. I dashuri juaj nuk do t'i rezistojë sharmit tuaj. Vlerësimin do ta keni me notën 9.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj e dashurisë ka të ngjarë të përmirësohet ndjeshëm këtë javë falë një ndihme të vogël nga Urani. Kini parasysh, megjithatë, se ky përparim është pjesërisht për shkak të statusit tuaj të përmirësuar social. Beqarë, aspekti i bukur i Plutonit do të rrisë në mënyrë dramatike nevojën tuaj për siguri emocionale. Nuk do të gjeni më kënaqësi në jetën prej vetmitari dhe do të mendoni për të nisur një lidhje të qëndrueshme. Vlerësimi është me notën 9.

Luani

Ky konfigurim i Diellit do ta vërë në qendër të vëmendjes jetën tuaj bashkëshortore. Do t'ju shtyjë të krijoni një lidhje më të thellë me bashkëshortin tuaj. Gjithashtu do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo çështje që mund t'i japë fund marrëdhënies me partnerin tuaj. Beqarë, do të jeni shumë më të shoqërueshëm se zakonisht dhe kjo do të jetë një gjë e shkëlqyer. Do të dilni, do të pranoni ftesat që do t’ju bëhen dhe do të takoni njerëz shumë interesantë. Është gjithashtu e mundur që një miqësi e thjeshtë të shndërrohet në diçka më shumë. Vlerësimi është me notën 8.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një javë e mrekullueshme në planin sentimental. Nëse jeni i martuar, merrni kohë për veten tuaj dhe jepini përparësi dialogut. Nëse zemra juaj është ende e lirë nga lidhjet sentimentale, ka ardhur koha të hapni dyert për dashurinë dhe të shfrytëzoni plotësisht sharmin tuaj, i cili do t’ju ndihmojë shumë në këtë periudhë. Vlerësimin për këtë javë do ta keni me notën 8.5.

Peshorja

Mërkuri, planeti që sundon mendjen, do t'ju bëjë më idealistë se kurrë. Do të jepni shumë nga vetja dhe do të jeni gati të bëni çdo sakrificë për të demonstruar dashurinë për të dashurin tuaj. Natyrisht, vëmendja do të jetë reciproke dhe do të mburreni se keni një lidhje të thellë me shpirtin tuaj binjak. Beqarë, Marsi dhe Venusi do t’ju dhurojnë një javë sensuale dhe të këndshme. Nuk mund të përjashtohet edhe një takim i paharrueshëm. Vlerësimin do ta keni me notën 8.

Akrepi

Kohët e fundit lidhja juaj në çift është tronditur nga prania e gjatë e Neptunit dhe Plutonit në shenjë, por këtë herë gëzohuni. Venusi do t'ju sjellë një dhuratë shumë të vlerësuar: do të çliroheni nga ky ndikim përçarës dhe harmonia do të mbizotërojë përfundimisht në jetën tuaj në çift. Beqarë, këtë herë do të keni shansin të bëni një takim kuptimplotë. Megjithatë, mos u rrëmbeni shumë shpejt, përndryshe do të zhgënjeheni shumë. Vlerësimi është me notën 7.5.

Shigjetari

Falë aspektit pozitiv të Hënës, mirëqenia dhe harmonia do të jenë në rend të kësaj jave. Situata juaj e dashurisë do të përmirësohet dita-ditës. Do të jeni më të papërmbajtur se zakonisht dhe më të pavarur. Me t’u dhënë rasti do të komunikoni shumë me shpirtin tuaj binjak. Nëse jeni beqarë do të shijoni lirinë dhe do të përjetoni një aventurë magjepsëse. Vlerësimi është me notën 7.5.

Bricjapi

Falë ndihmës së planetit të mirë Venus do t’ju ​​ofrohet mundësia për të forcuar bashkëpunimin me partnerin. Nëse pranoni ta luani këtë kartë në maksimum, do të arrini të përmirësoni ndjeshëm marrëdhënien tuaj në çift dhe të jeni më të lumtur. Beqarë, do të jeni shumë përzgjedhës, madje edhe personat më tërheqës do t’ju duken se kanë diçka që nuk shkon. Kjo do të zvogëlojë shanset për të gjetur partnerin e ëndrrave tuaja. Mundohuni të jeni më të hapur ndaj dashurisë. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Ujori

Me bekimin e planetit Venus, afërsia me personin që doni dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të bëhen edhe më të thella gjatë kësaj periudhe. Ju gjithashtu do të duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, që do t’ju sjellë lumturi të dyve. Të gjitha yjet do të kujdesen për zemrën e secilit që ëndërron një dashuri përrallash. Vlerësimin për këtë javë do ta keni me notën 7.5.

Peshqit

Nëse jeni të martuar dhe jeni shumë të lumtur, nuk priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Pavarësisht gjithçkaje, do të dëshironi të rizbuloni entuziazmin dhe pasionin e ditëve të para të dashurisë suaj. Këtë herë patjetër që mund të filloni nga e para me shpirtin tuaj binjak. Beqarë, do të përfitoni plotësisht nga liria dhe nuk do të mendoni të filloni një lidhje gjatë kësaj periudhe. Vlerësimi është me notën 8.5.

 

Horoskop