News / 25 Mars 2024, 15:11

Gjithkund flitet për Ferma Vip! 

Gjithkund flitet për Ferma Vip! 

Për rreth 90 ditë, 16 personazhe Vip, ndër më të famshmit në radhët e artit, medias, rrjeteve sociale, do të sfidojnë veten, do të zbulojnë para shikuesit një tjetër aspekt, do të “zhveshin” petkun e jetës mondane, për t’u dukur bukur, shumë bukur, ndoshta më bukur nga sa janë dukur ndonjëherë, para syve të atyre që i konsiderojnë si idhuj dhe i mbështesin gjithmonë. Në një fermë të mirëfilltë gjigante, ku do të shndërrohen në fermerë të vërtetë, presioni i të qenit personazhe publikë dhe i përshtatjes me mënyrën e re të jetesës, do të shndërrohet në një mision personal për secilin prej tyre, por ndoshta edhe motiv debati e përplasjesh. Duke ndërthurur në harmoni të plotë elementet e garës, mënyrës se jetesës, argëtimit, teksa e transporton audiencën drejt magjisë së jetës rurale, Ferma Vip do të jetë vendtakimi i preferuar i të gjithëve këtë pranverë, që duket se do të jetë më shpërthyese se kurrë. 


Besoj e keni vënë re edhe ju, kudo që ndodheni, e gjithë vëmendja është tek ata, kureshtja, interesi. Gjithkund flitet për Ferma Vip! 

Ah se mos harrojmë, nga kudo që ndodheni nëpër botë, Vizion + dhe kanalet Ferma Vip 1 dhe 2, i ndiqni anekënd globit me Tring OTT. 

Horoskop