Mirëqenie / 26 Mars 2024, 20:09

Stomatologu: "90% e pacientëve më gënjejnë kur i pyes sa herë i lajnë dhëmbët"

Stomatologu: "90% e pacientëve më gënjejnë kur i pyes

77% e pacientëve kanë gënjyer për shëndetin e tyre drejtpërdrejt ose me anë të mospranimit kur shkojnë të një mjek.

Stomatologu Besnik Sadikaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania e 90% e pacientëve e gënjejnë kur i pyet sa herë i lajnë dhëmbët.

“Në klinikat dentare në momentin që një pacienti i jepet një kartelë  për të plotësuar dhe nuk e plotëson sipas asaj që ai ka në tru, për mua quhet gënjeshtër, pra pacienti tek ne gënjen. Mendoj se tek ne është pak më e lehtë se pasojat që vijnë më prapa janë shumë më të lehta se sa te një mjek kardiolog apo gjinekolog, te ne maksimumi i dëmit që i bën vetes është të humbë një dhëmb. Mund të them që 90 për qind e pacientëve nuk thonë të vërtetën për larjen e dhëmbëve”, tha stomatologu.

Horoskop