News / 2 Prill 2024, 17:59

Dy vite pas ndarjes me Adriana Matoshin, futbollisti afrikan fejohet me një vajzë tjetër

Dy vite pas ndarjes me Adriana Matoshin, futbollisti afrikan fejohet me një

Ish-partneri i deputetes së Kosovës dhe aktores, Adriana Matoshi i ka dhënë fund beqarisë.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që pas ndarjes së aktores nga futbollisti afrikan Keith Groeneveld ndërsa ky i fundit ka rigjetur sërish dashurinë.

Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit në një postim në InstaStory, duke treguar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij.

Dy vite pas ndarjes me Adriana Matoshin, futbollisti afrikan fejohet me një

“Ajo tha ‘Po'”, shkruan futbollisti, krahas imazhe me partneren, ku tregon edhe unazën me të cilën i propozoi për martesë.

Dy vite pas ndarjes me Adriana Matoshin, futbollisti afrikan fejohet me një

Ka qenë Keith Groeneveld, i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adriana Matoshin, duke zbuluar se i kishin dhënë fund lidhjes.

Ndërsa aktorja ka treguar se shkaku i ndarjes ishte se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

Dy vite pas ndarjes me Adriana Matoshin, futbollisti afrikan fejohet me një

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.

Horoskop