News / 2 Prill 2024, 18:56

"Qofsh me Zotin Art", Sara Gjordeni njofton se i ati ka ndërruar jetë sot

"Qofsh me Zotin Art", Sara Gjordeni njofton se i ati ka ndërruar

Është ndarë nga jeta babai i Sara Gjordenit, i cili pak javë më parë foli edhe për situatën me vajzën e tij. Në një postim në Instastory, ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, shkruan se babai vuante nga një sëmundje e pashërueshme prej 20 vitesh. Ajo, po ashtu ka një thirrje, që të mos hidhen më akuza dhe ofendime në këtë dhimbje që edhe atë e ka prekur.

"Qofsh me Zotin Art", Sara Gjordeni njofton se i ati ka ndërruar

"Qofsh me Zotin Art", Sara Gjordeni njofton se i ati ka ndërruar

"Qofsh me Zotin Art", Sara Gjordeni njofton se i ati ka ndërruar

Kur ishte brenda shtëpisë në Big Brother, Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4-vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

 

Horoskop