Astroliving / 8 Prill 2024, 18:27

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 8-14 prill

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar

Dashi

Keni tendencën të ankoheni për çdo gjë. Mos e teproni me ankesat, sepse kështu rrezikoni të mos u dukeni të tjerëve simpatikë, për më tepër që jeta juaj po shkon mirë. Sidoqoftë, do të dëshironit që gjithçka të ecte me një ritëm më të shpejtë. Durimi nuk është pika juaj e fortë, por gjatë kësaj periudhe nuk keni zgjidhje tjetër. Mos u zemëroni me miqtë tuaj kur ata ju qortojnë, sepse ju e shikoni çdo gjë me pesimizëm. Janë të shumtë njerëzit që do të donin të kishin të njëjtat mundësi si ju! Vlerësoni gjithçka në mënyrën e duhur dhe do të kuptoni se sa me fat jeni. Gjërat nuk po ju shkojnë keq as në dashuri, pasi ju jeni magjepsës. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Demi

Ndiheni në formë të shkëlqyer dhe në mendje ju vijnë projektet dhe ëndrrat që keni pasur gjithmonë. Jeni shumë të kënaqur, sepse gjithçka në jetën tuaj profesionale deri tani ka ecur sipas planit. Ky është rezultat i natyrës suaj largpamëse dhe nuhatjes suaj për t’i parashikuar problemet përpara se ato të vijnë. Nga ana tjetër, nuk jeni aq të zotë kur bëhet fjalë për çështjet emocionale, që kanë lidhje me miqësinë apo me dashurinë. Ju ka ndodhur në të kaluarën, mund t’ju ndodhë edhe tani. Mos harroni çfarë keni përjetuar dhe besojini intuitës suaj për të zgjidhur situata që mund të lindin papritur. Mos harroni se problemet në bashkëjetesë dhe keqkuptimet ndodhin edhe gjatë pushimeve. Mundohuni t'i shmangni ato me çdo kusht. Vlerësimin e keni me notën 7.5.

Binjakët

Gjërat po ju ecin mirë në jetën sentimentale. Me sa duket, keni gjetur dikë me të cilin shkoni shumë. Kujdesuni për të dashurin tuaj çdo ditë, të paktën derisa të zbuloni nëse ai ose ajo është me të vërtetë personi ideal me të cilin të ndani jetën. Gjatë kësaj kohe ai do t'ju tregojë diçka që do t'ju emocionojë dhe do t'ju fusë në mendime. Ju jeni shumë të dhënë pas detajeve dhe kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme, keni stil dhe aspironi që personi që keni në krah t’ju shkojë pas fijes. Ju pëlqen të ndihmoni partnerin tuaj, veçanërisht duke i dhënë këshillat e duhura për ta bërë atë të shkëlqejë. Nëse partneri e ka me bezdi të bëjë pazar, ju leverdis të mos i bëni presion. Vlerësimin e keni me notën 8.

Gaforrja

Është dekurajuese për ju të mendoni për ato projekte fantastike që keni pasur në mendje për këtë javë dhe që ndoshta keni qenë të detyruar t’i ndryshoni për gjëra të tjera, në dukje më pak interesante. Është koha për t'u përshtatur me situatën e re, e cila premton për mirë. Nëse nuk do të tregoheni optimistë, nuk do të mund të shijoni mundësitë që universi ju dërgon. Mos u shkëputni nga jeta shoqërore dhe familjare, sepse bisedat dhe batutat e tyre do t'ju ndriçojnë jetën çdo ditë. Nëse jetoni në çift, partneri juaj do t’ju befasojë. Ai e bën këtë për të treguar dashurinë e tij për ju dhe gjithashtu për t’ju ngritur humorin. Jini mirënjohës dhe shpërblejani në të njëjtën mënyrë. Lejojeni veten të jeni të lumtur. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Luani

Toka nuk e ndal rrotullimin e saj, Dielli do të lindë çdo ditë dhe planetët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre rreth tij, duke reflektuar fuqinë e tij në çdo shenjë. Kjo javë do të sjellë fat, veçanërisht në sektorin ekonomik. Mund të keni disa të ardhura shtesë, të papritura. Megjithatë, retë e zeza nuk do të mungojnë në mjedisin tuaj familjar apo shoqëror. Mos u përqendroni vetëm në aspektet negative. Në rast se kjo gjë ju prek drejtpërdrejt, mbani mend se nuk është koha për të debatuar, sepse nga polemikat nuk do të dalë asgjë e mirë. Shmangni grindjet, sepse mund të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Virgjëresha

Mos ecni me plan në këtë periudhë dhe mos vendosni synime të përditshme.

Kjo funksionon shumë mirë në rrethana normale, por këto ditë është shumë e rëndësishme t’i kushtoni sa më shumë kohë vetes suaj, në mënyrë që të ndiheni më mirë shpirtërisht. Mos synoni të arrini shumë për momentin, pasi nuk jeni në garë me askënd. Mund t’i planifikoni deri diku aktivitetet tuaja të përditshme, por thjesht bëni atë që ju do zemra. Gjendja e keqe shpirtërore nuk do t’ju ndihmojë, përkundrazi. Kërkoni mbështetje te miqtë tuaj, bisedoni me ta, sepse ata do t'ju ngrenë humorin dhe do t'ju inkurajojnë të vazhdoni të luftoni. Vlerësimin  e keni me notën 6.5.

Peshorja

Jeni nervozë në këtë periudhë. Çdo ditë ju kaplon mërzia, pasi ju mungon guximi për të vepruar.

Kjo pjesërisht për faktin se marrëdhënia juaj nuk është në stadin më të mirë dhe nuk po gjeni mbështetjen që do të dëshironit te partneri juaj. Por, ky ka të ngjarë të jetë më shumë perceptimi juaj sesa realiteti. Ju keni një mori miqsh dhe të njohurish që duan të kalojnë kohë me ju çdo ditë, mos e harroni këtë. Planifikoni ditët tuaja, merruni me aktivitet fizik, punë, lexim, dëgjoni muzikë, shikoni seriale televizive, takohuni me miq e familjarë. Mos u mbyllni në vete, kjo vetëm sa do t’ju ulë humorin. Vlerësimin do ta keni me notën 6.5.

Akrepi

Gjatë kësaj periudhe ndiheni si të zënë në kurth, por nuk është kështu. Me siguri mezi prisnit të kishit pak kohë për veten në këto pushime të shkurtra. Ajo që ju shqetëson është se planet që kishit bërë nuk u realizuan. Përshtatuni me rrethanat e reja, organizohuni ndryshe, sepse mund t’ju dalë për mirë. Përfitoni nga kjo javë për t'u çlodhur. Bëni shëtitje në natyrë, merrni ajër të pastër dhe rreze dielli. Takoni miqtë dhe gëzojuni shoqërisë së tyre. Sa herë që ndiheni të mbingarkuar, thyeni rutinën, merruni me gatim ose çfarë të jetë, sepse kjo do t’ju ndihmojë shumë. Vlerësimin e keni me notën 6.5.

Shigjetari

Tani jeni pak më të relaksuar dhe gjërat nuk duken më aq të zymta si ditët e mëparshme, edhe pse keni ende rrugë për të bërë dhe nuk e keni marrë veten plotësisht. Të gjitha problemet tuaja janë në proces zgjidhjeje. Çdo ditë do të bëni gjënë e duhur, duke kërkuar një rrugëdalje në çdo rast. Angazhohuni më shumë, mos lejoni që mendja të përqendrohet vetëm në problemet tuaja. Në sferën sentimentale, nëse jeni të interesuar për një person që keni takuar kohët e fundit, mos i telefononi për njëfarë kohe dhe mos i dërgoni mesazhe. Lëreni që ta marrë malli për ju. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Bricjapi

 Përqendrohuni mirë në gjithçka që ndodh rreth jush çdo ditë dhe do të kuptoni se ka shumë gjëra pozitive në  jetën tuaj. Pas një periudhe të gjatë pune dhe shumë reflektimeve për të ardhmen, tani vjen një fazë më e qetë që do t'ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin. Filloni të shijoni kohën tuaj të lirë, shpërqendroni mendjen nga problemet e përditshme. Kaloni fundjavën me të dashurin tuaj, duke shijuar plotësisht intimitetin. Nëse zemra juaj është ende e lirë, takohuni me miqtë, pranoni propozimet e tyre. Kjo është një javë e mirë për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Vlerësimin e keni me notën 8.

Ujori

Mundohuni të ruani qetësinë që keni gjetur së fundmi, sepse ju bën të ndiheni mirë dhe ju ndihmon të forconi marrëdhëniet familjare dhe shoqërore. Entuziazmi juaj është ngjitës dhe kjo ndihet edhe nga njerëzit që nuk janë në kontakt të përditshëm me ju. Mund të merrni një telefonatë të papritur nga njëri prej tyre, ndoshta nga dikush që ju intereson shumë, por me të cilin nuk keni pasur shpresa se mund të krijonit një lidhje romantike. Kjo duhet të mjaftojë për t'ju bindur se asgjë nuk është e pamundur në jetë, është vetëm çështje angazhimi. Që nga ky moment, përqendrohuni në dëshirat tuaja dhe kanalizojini energjitë te ky qëllim. Nëse keni në krah personin e duhur, i jepni një shkëndijë lidhjes suaj. Vlerësimin e keni me notën 9.

Peshqit

Edhe nëse ndiheni të inatosur, mos u përfshini në debate me të afërmit për tema pa kuptim. Është krenaria juaj dhe stresi i përditshëm që ju shtyn t'i bërtisni kujtdo, por në çdo rast do të dilni ju të humbur, edhe nëse keni të drejtë. Me fjalët tuaja mund të lëndoni ndjenjat e atij që keni përballë, ta bëni të ndihet inferior ose injorant. Askush nuk e pëlqen këtë. Çdo ditë krijoni diskutime nga hiçi. Zakonisht ju mund të mbroni këndvështrimin tuaj pa ofenduar askënd, por kjo aftësi e çmuar juaja do të zbehet gjatë kësaj periudhe. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt do të rifitoni humorin tuaj normal, por ndërkohë mos u grindni as me partnerin dhe as me dikë tjetër. Një marrëdhënie premtuese rrezikon të shkatërrohet përgjithmonë dhe disa njerëz që ju interesojnë mund të distancohen nga ju. Vlerësimin e keni me notën 6.

 

 

Horoskop