Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Numri i personave me autizëm në vend po rritet dhe gjithnjë e më shumë prindërit dhe mjekët po njohin shenjat e hershme të këtij çrregullimi.
Por bashkë me diagnostikimin, a po thyhet dalëngadalë edhe stigma për përkrahjen dhe trajtimin e tyre?
Në Durrës, prindërit ende vuajnë pranimin dhe reagimin në kohë, kur fëmija i tyre shfaq shenja të zhvillimit atipik.
“Vështirësia kryesore dhe primare është marrëdhënia dhe qasja që prindërit kanë për të pranuar problematikën dhe për të qenë të hapur e persistentë në bashkëpunimin që kanë.
Përpos kësaj, prindërit reflektojnë çdo ditë problematika që ndeshin në ambiente të hapura, ku hasin paragjykime, vështirësi në menaxhimin e sjelljeve, të cilat reflektohen edhe gjatë orës së terapisë”, tha terapistja Emi Shehi.
Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, përpara moshës 3-vjeçare.
Prandaj specialistët e fushës kërkojnë ndërhyrjen e specializuar që në moshë të hershme.
“Evidentimi dhe ndërhyrja në moshë të hershme është element që ndihmon fëmijën për të marrë njohuritë pa humbur kohë dhe për të moderuar shumë sjellje, që mund të bëhen problematike më pas”, tha terapistja Emi Shehi.
Një problem më vete është edhe sigurimi i një mësueseje ndihmëse, e cila shpesh paguhet nga vetë prindi, duke rritur edhe më shumë shpenzimet e familjeve me fëmijë autikë.
“Fëmijët autikë që kanë nevojë për mësuesen ndihmëse kanë vështirësi ta aksesojnë këtë mësuese. Dhe nëse kjo mësuese aksesohet, jo gjithnjë mund të ketë marrë trajnimet dhe specializimet e nevojshme për të ndërhyrë dhe ndihmuar fëmijën. Përpos kësaj, një problematikë tjetër që është prezente është koha e limituar që kjo mësuese ndihmëse, e ofruar nga shteti në një shkollë shtetërore, ka në dispozicion për t’i dhënë fëmijës. Gjithashtu ka raste kur prindi lidhet vetë me këtë mësuese dhe bën pagesën në mënyrë individuale”, tha terapistja Emi Shehi.
Kur një prind përballet me një problem zhvillimi, sikurse janë çrregullimet e spektrit të autizimit, prindërimi bëhet edhe më i ndërlikuar. Prandaj terapistja Shehi ka një apel.
“Apeli që do t’i bëja prindërve, është mosneglizhenca e asnjëlloj sinjali alarmi, që në dukje mund të jetë i parëndësishëm, por në akumulim dhe me kalimin e kohës, mund të bëhen më të vështira për t’u trajtuar”, tha terapistja Emi Shehi.
Tiparet e zakonshme të autizmit përfshijnë vështirësinë për të kuptuar se çfarë mendojnë ose ndjejnë të tjerët, vështirësi për të bërë miq ose për të kaluar kohë vetëm, vështirësi për të shprehur ndjenjat, nevojë për të njëjtën rutinë çdo ditë, ndjeshmëri ndaj dritës së fortë ose zhurmës dhe vërejtjes së detajeve, modeleve, aromave ose tingujve, që të tjerët nuk i vërejnë.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...