News / 13 Prill 2024, 20:55

Victoria Beckham poston një foto të David nga palestra, ja pse fansat po e falenderojnë

Victoria Beckham poston një foto të David nga palestra, ja pse fansat

Gjithnjë e më të shpeshta janë postimet e David Beckham dhe bashkëshortes së tij, Victoria në rrjetet sociale. Çifti poston kryesisht në Instagram, foto dhe video nga udhëtimet që bëjnë, por edhe momentet e thjeshta të përditshme që kalojnë së bashku.

Të shtunën stilistja ka postuar foto të reja të tyre, këtë herë nga palestra. Fillimisht fotografoi Beckham-in të ulur në pajisjet e palestrës, pa bluzë. Më pas ajo ka treguar veten në dritaren e palestrës. Në mbishkrim ajo ka adhuruar ish-futbollistin për trupin e tij.


“Stërvitje në mëngjesin e së shtunës me këtë djalë në formë! Jeni të mirëpritur!!! Puthje”, ka shkruar Victoria Beckham.

Nga vetë përshkrimi i fotos, ajo ka lënë të kuptohet se nuk e ka aspak problem të ekspozojë bashkëshortin e saj edhe kur është gjysmë lakuriq. Madje i ka thënë fansave se janë të mirëpritur për të shijuar fotografitë.

“Faleminderit Victoria. Ti po që e di se çfarë duam ne të shohim.” ka thënë një prej komentueseve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Horoskop