News / 14 Prill 2024, 19:56

“Lidhu me mua se nuk do të zhgënjej”, Artemisës i vjen propozimi i “çuditshëm”, aktorja pranon

“Lidhu me mua se nuk do të zhgënjej”, Artemisës i

 

Situatat në “Ferma VIP” kanë nisur të ndryshojnë. Loja po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe tashmë po nisin edhe krijimet e aleancave.

Në një bashkëbisedim në dhomën e gjumit, Flori i ka kërkuar Artemisës që të lidhet me atë si aleat në lojë.

Artemisa i ka thënë se ajo ka një karakter që lidhet shumë shpejt me njerëzit, por Flori e ka siguruar se nuk do ta zhgënjejë.

E duket se aktorja e ka konfirmuar aleancën, duke pohuar me vetëm një “ok”.

“Lidhem shumë shpejt shpirtërisht me njerëzit”, tha Artemisa.

“Lidhu me mua se nuk do të zhgënjej. Dua t’i qëndroj gjërave dhe duhet të ndodh vetëm një gjë e madhe që të ndryshoj. Me Xhesin jam kapur vetëm për një gjë parimore”, shtoi Flori./vizionplus

Horoskop