Astroliving / 16 Prill 2024, 19:42

Detyra të reja, përgjegjësi dhe aventura, ja parashikimi nga Paolo Fox për këtë javë

Detyra të reja, përgjegjësi dhe aventura, ja parashikimi nga

Dashi

Dielli do të kalojë në shenjën e Demit më datë 21 prill, duke ndikuar që të kujdeseni më shumë për imazhin tuaj, në mënyrë që të bëheni më të pëlqyer në tregun e punës. Dashuria do të shkojë më mirë se zakonisht, planetët në shenjën e Dashit ju bëjnë më agresiv se kurrë, duke arritur që të bëni për vete të gjithë ata që ju pëlqejnë. Kush do të kërkojë suksesin në punë dhe në dashuri, mund të mos ia dalë. Por ka edhe nga ata që do të propozojnë veten si partnerë për një projekt tuajin. Fjala kyç për këtë javë është: “Mundësi.”

Demi

Mjedisi përreth jush është pozitiv dhe ju përgatit për të qenë më mikpritës, si me kolegët ashtu edhe me partnerin. Në datën 18 prill dikush mund t’ju ftojë për darkë. Ky mund të jetë momenti i duhur për të nisur një histori dashurie, nëse jeni beqarë. Së shpejti do të vijë dita e ditëlindjes suaj dhe ekziston mundësia që të merrni një detyrë që nuk e prisni. Suksesi juaj rritet dita-ditës. Fjala kyç e javës është: “Ftesë për darkë.”  

Binjakët

Shumë gjëra ziejnë në punë për momentin, negociata që duhet t’i shqyrtoni, shumë kontrata për t’u lidhur. Përpiquni të tregoheni më bashkëpunues, që të keni më shumë sukses, mos u bëni fodull ndaj atyre që nuk e meritojnë. Dielli në shenjën e Demit nga 21 prilli ju bën të dëshironi të shkëputeni nga detyrimet e punës, të shkoni në vende të tjera ku mund të takoni njerëz interesantë, por vetëm për aventura, asgjë angazhuese. Fjala kyç e javës është: “Diçka e re.” 

Gaforrja

Në fillim të javës në punë ju pret një sfidë, por do të preferoni të hiqni dorë për të shmangur stresin. Dielli miqësor në shenjën e Demit nga 21 prilli ju bën të merrni disa vendime në punë dhe të keni më shumë guxim, gjë që do t’ju ndihmojë të jeni edhe më të suksesshëm. Në fundjavë do të parapëlqeni të shkëputeni nga detyrimet dhe të hidheni në krahët e një të panjohuri, në vend që t’i përkushtoheni një historie të lodhur nga koha. Fjala kyç e javës është: “Dielli miqësor.”

Luani

Do të jeni në këtë periudhë më tërheqës se kurrë. Ngrijeni zërin edhe përpara atyre që nuk ju dëgjojnë. Në sektorin e punës gjithçka po shkon mirë, falë intuitës suaj dhe dëshirës për t'u dalluar me çdo kusht. Në fundjavë merrni një pushim të merituar pas gjithë asaj pune të vështirë. Mund të shkoni në spa, qoftë edhe vetëm, pasi nuk do ta keni të vështirë të gjeni shoqëri. Kudo që shkoni, dini si të bini në sy. Fjala kyç e javës është: “Magjepsës.”

Virgjëresha

Dashuria ju ka lënë një shije të hidhur, ndoshta nuk keni kohë apo dëshirë t’i përkushtoheni asaj. Për momentin, puna është përparësia juaj. Dielli miqësor në shenjën e Demit, duke filluar nga 21 prilli, ju mbron edhe ju. Ajo që ishte e pamundur do të bëhet e realizueshme, si një projekt i shumëpritur. Ëndrra juaj bëhet do të bëhet realitet. Rinovoni shtëpinë ku jetoni, zgjidhni disa çështje familjare, rizbuloni qetësinë e së kaluarës dhe dëshirën për të jetuar. Fjala kyç e javës është: “Ëndërr e bërë realitet.”

Peshorja

Në fillim të javës duhet të jeni të kujdesshëm në çdo gjë që bëni, por më pas miqtë e rinj ju sjellin lajme të mira. Yjet ju këshillojnë që t’i forconi marrëdhëniet me ta, pasi ata mund të jenë rruga drejt suksesit. Dielli në shenjën e Demit ju bën të reflektoni për projekte të reja. Një histori miqësie mund të shndërrohet në diçka më shumë, që do t’jua lehtësojë tensionet e përditshmërisë, por me kushtin që të mbetet e fshehtë. Fjala kyç e javës është: “Mik ose dashnor...”

Akrepi

Gjithmonë ndjeni nevojën të arrini përpara të tjerëve, është në ADN-në tuaj për të kapërcyer sfidat e jetës, por këtë javë do të ketë pak më shumë pakënaqësi ndaj atyre që duken si miq në punë, por në fakt komplotojnë pas shpinës suaj. Dielli në shenjën e Demit ju inkurajon për takime të reja, të cilat jo medoemos duhet të jenë pasionante, ajo që kërkoni tani është të dëgjoni dhe të kuptoni tjetrin. Fjala kyç e javës është: “Të dëgjoni dhe të kuptoni.”

Shigjetari

Në fillim të javës ka mundësi të merrni një trashëgimi nga ndonjë familjar. Paratë ju sjellin lumturi, ndaj nuk do ta mendoni dy herë për të bërë një udhëtim. Dielli në shenjën e Demit që  nga 21 prilli sjell takime të reja dhe ju që jeni aventurier i zodiakut mund të bini në tundimin për të provuar diçka ndryshe nga ajo që bëni me partnerin tuaj. Në fundjavë do të zini miq të rinj dhe do të argëtoheni, “Fjala kyç e javës është : “Aventurierë.”

Bricjapi

Në fillim të javës do të ndiheni pak nervoz, shkak për këtë do të jenë familjarët tuaj. Nga 21 prilli me Diellin në Dem do të keni mundësi t’i shikoni gjërat më mirë dhe nuk do të keni më frikë të guxoni si në dashuri edhe në punë. Karriera do të jetë fokusi juaj dhe do të punoni shumë për të arritur atë që dëshironi. Për më tepër, do të dashuroheni jo vetëm me jetën, por edhe me dikë, të cilit ia keni vënë syrin prej kohësh dhe tani është koha ta bëni tuajin. Fjala kyç e javës është: “Botëkuptim i gjerë.”

Ujori

Në punë ju presin sfida të ndryshme, por nuk keni frikë nga konkurrenca, sepse e dini që do të fitoni. Një mbrëmje e këndshme ju pret në mes të javës, shtrati do të jetë dëshmitar i bëmave tuaja. Dielli në shenjën e Demit nga data 21 prill ju sjell rikthimin e një ish të dashuri, i cili ka disa kërkesa më shumë se në të kaluarën dhe do t’ju duhet të tregoheni elastikë për të shmangur diçka të keqe. Në fundjavë mund t’ju vizitojnë disa të afërm të largët dhe prandaj mund të ndiheni paksa të stresuar. Fjala kyç e javës është: “Sfidat.”

Peshqit

Ju pret një detyrë e re, që jua shton përgjegjësitë në punë. Këto ditë do të bini në sy më shumë se kurrë. Të gjithë ju duan dhe ju do të dorëzoheni menjëherë përpara kërkesave të tyre. Dielli në shenjën e Demit më 21 prill ju sjell të reja konkrete në çështjet profesionale, por është një ish-partner që jua prish qetësinë. Këshillohuni me një mik, që të mos stresoheni shumë. Fjala kyç e javës është: “Ish-partner.”

 

Horoskop