News / 19 Prill 2024, 12:18

Monika Kryemadhi flet për marrëdhënien e ngrirë me Ilir Metën vetëm pak ditë pasi foli për dashurinë ndaj tij

Monika Kryemadhi flet për marrëdhënien e ngrirë me Ilir

Pas akuzave të Ilir Metës për tradhti brenda Partisë së Lirisë, pikëpyetja e të gjithëve ka qenë se çfarë po ndodh me raportin bashkëshortor të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, përtej ndarjes politike, pyetje të cilën ia ka bërë në mënyrë të drejtëpërdrejtë gazetari Blendi Fevziu.

Monika është përgjigjur se për momentin ka një raport bashkëshortor të ngrirë me Metën edhe pse vetëm pak ditë më parë, në 10 prill, në ditëlindjen e saj, Monika ka shkruar një letër falenderuese jo vetëm për fëmijët, por edhe për Ilir Metën, duke thënë se edhe pse nuk i ka shkruar ndonjë herë një letër dashurie, prania e tij ka qenë dashuria e saj në këto 30 vite. Mirëpo sot, pak ditë më vonë, gjërat nuk duket të jenë më kështu!

"Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.”- ka thënë Monika Kryemadhi!

Monika Kryemadhi flet për marrëdhënien e ngrirë me Ilir

Horoskop