
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të tjera në lidhje me ish-kreun e mafias italiane Matteo Messina Denaro.
Sipas tyre, ai kishte profile të rremë në Facebook dhe Instagram. Madje sipas tyre ai takonte dhe gra nga rrjetet sociale, me disa prej të cilave kishte patur edhe lidhje intime.
Bosi i mafies u arrestua më 16 janar të vitit të kaluar në një klinikë private në Palermo, ku po trajtohej nga kanceri, pas 30 vitesh në arrati dhe vdiq më 25 shtator 2023, në spitalin San Salvatore në Coppido.
Pseudonimi i tij ishte Francesco Averna. Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna. Ndërsa në Instagram ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës. Fotoja e tij? Një qen i vogël me një qafore.
Siç shkruan La Repubblica, Matteo Messina Denaro u prezantua në rrjetet sociale si Dr Francesco Averna, “kirurg, i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano, beqar”. Sipas hetimeve, bossi i mafies përdorte Facebook-un për mesazhe private: kishte shumë gra me të cilat shkëmbente batuta, disa prej të cilave i kishte takuar. Në bisedat e tjera ai fliste për jetën e tij normale, mes klubeve dhe palestrave.
Tashmë në vitin 2013, në Facebook kishte dalë në kërkim Messina Denaro. Në atë kohë dyshohet se shefi i mafies bisedonte me motrën e tij Anna Patrizia, e cila kishte zgjedhur emrin e një perandoreshë romake, Lucilla.
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...