News / 22 Prill 2024, 17:58

"Hedh aromat më të shtrenjta, më të mira", Dasara Karaiskaj zbulon vlerën "e kripur" të parfumit të saj

"Hedh aromat më të shtrenjta, më të mira", Dasara

Aromat janë ”veshja” që ne  ndërrojmë çdo ditë, madje më shumë se një herë në ditë, në varësi të vendit ku po shkojmë apo gjendjes sonë emocionale.

Por ka njerëz që janë më shumë të varur nga parfumet dhe këtë ka treguar sot gazetarja Dasara Karaiskaj.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Klan, ajo rrëfeu se kishte hedhur një parfum që kushton 450 euro dhe siç e konfrmuan edhe anëtaret e tjera të panelit, ndihej kudo nëpër koridoret e televizionit.

“Po një shifër konkrete është parfumi që kam hedhur tani, që është 450 euro. Ndihet edhe koridoreve të televizionit, këtë po më thoje dhe qëparë dhe unë jam kaq e çmendur pas parfumeve sa rri edhe pa bukë, por parfumi duhet të jetë më i shtrenjti, më i miri. Parfumet i kam mani, shpenzoj për celularin, për Apple watching, për këto gjërat kështu. Kurse, përsa i përket veshjeve, unë mendoj që njeriu duhet të ketë identitet. Unë kam parë gjatë gjithë jetës time vajza dhe gra, edhe burra, se s’dua të bëj dallim këtu në fakt, të veshur shumë shtrenjtë, por nuk më kanë pëlqyer, sepse nuk kanë qenë të veshur bukur. Për mua të vishesh bukur, është ndryshe nga të veshurit shtrenjtë”, rrëfeu Dasara.

 

 

Horoskop