
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Në Elbasan i thonë “kumlla Shijoni” ndërsa në vendet e tjera njihen si kumbulla shahine, kumbullat jeshile që lajmërojnë pranverën zyrtare, prandaj edhe kjo pjatë është më përfaqësuesja ndër pjatat pranverore. Ka aroma të freskëta të erëzave, shijen e athët të kumbullave dhe pamje ftuese për të gjithë! E gjithë pranvera në një pjatë…
Përbërësit për 4-5 veta:
- Mish qingji ose keci
- 3-4 tufa qepë të njoma
- 3-4 tufa kopër
- 1 tufë majdanoz
- Pak nenexhik të njomë
- 15-20 kokrra kumbulla jeshile të papjekura
- Vaj ulliri 10 lugë
- Gjysmë filxhani kafje oriz
- Piper
- Spec i kuq
- Kripë
Pergatitja:
Qepët priten në copa të vogla me gjithë bishta, vendosen në tenxhere me vaj ullri, mishin dhe kaurdisen deri sa qepa të zbutet. I hedhim ujë në mënyrë që të mbulohet mishi, kripë piper spec dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Pasi i shtojmë kumbullat, orizin, koprën dhe erëzat e tjera, e lëmë të ziejnë bashkë për 20 minuta. Pasi zihet, e hedhim gjellën në një tavë bakri ose balte dhe e vendosim në furrë për t’u pjekur deri sa të dali yndyra në siperfaqe e të piqet.
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...