Familja / 26 Prill 2024, 14:34

Lira Gjika: Një nënë që akuzohet, nuk ka mundësi të jetë një nënë e duruar

Lira Gjika: Një nënë që akuzohet, nuk ka mundësi

Nga Lira Gjika

Tek udhëtoja me një nga linjat e autobuzit të jugut prapa sediljes sime ishte ulur një nënë me fëmijën rreth tetë-nëntë muajsh dhe gjyshen e fëmijës e cila e mbante fëmijën dhe e puthte e përkedhelte me fjalë nga më të ëmblat deri tek më fyeset si idiot, gomar pusho, më vrave!. Mbasi luajti nja dhjetë minuta duke e puthur, kafshuar e sharë i tha të jëmës “se çka djali se nuk rri mirë”, “mos u sëmur, u ftoh që e lave sot në mëngjes”!. Nëna e mori fëmijën dhe u përpoq që ta qetësojë duke i dhënë gji. Kjo gjyshe që e përdori fëmijën si deshi pa e përfillur, akuzon dhe nënën që nuk di ta mbajë, nuk i shkon mendja se ishte ajo shkaku me sjelljen e saj emocionale, me prekjet (puthjet, kafshimet, shtyrjet) dhe fjalët pa kontroll që përdori ndaj fëmijës. Fëmija lodhet nga ngacmimet pa kriter. Ai nuk ka mekanizma psiko - emocional për të përballuar një ngarkesë të tillë qoftë me prekjet, po ashtu dhe fjalët e përdorura. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ndërhyrja në marrëdhënien nënë – fëmijë duhet të jetë më shumë butësi, jo në mënyrë të vrazhdë dhe sidomos akuzuese. Një nënë që akuzohet, sidomos nga nëna e saj, ka shumë pak mundësi të bëhet një nënë e qetë dhe e duruar për fëmijën dhe për pasojë do të kemi një fëmijë të grindur dhe që do i mësojë rregullat me vështirësi.

Horoskop