"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Dashi
Java do të kalojë më lehtë me familjen nën mbrojtjen e planetit Venus. Do të dini të bëni kompromise, të zbutni çdo situatë dhe të ndihmoni të dashurit tuaj të ndihen mirë me veten e tyre. Në aspektin social ju pret një javë e këndshme. Humori juaj i mirë do t’ju ndihmojë që të keni një marrëdhënie më të mirë me njerëzit e tjerë. Takime interesante mund të zhvillohen në mes të javës. Vlerësimi për këtë javë është me 8 pikë.
Demi
Sektori që lidhet me jetën familjare do të ndikohet nga planetë shumë të dobishëm. Afërdita, Jupiteri, Dielli dhe Mërkuri do të favorizojnë marrëdhëniet me njerëzit e afërt, qofshin ata prindërit apo fëmijët tuaj. Do të gëzoni një popullaritet të caktuar, i cili do t'ju ndihmojë të forconi pozicionin tuaj shoqëror. Do të ndiheni më të motivuar, nëse nuk i lini pas dore angazhimet tuaja. Kujdes të mos tregoheni naivë dhe të bëni shokë njerëz dinakë. Vlerësimin e keni me 8 pikë.
Binjakët
Klimë shumë e këndshme familjare. Do të takoheni me të afërm të largët, por që i doni shumë. Mundohuni të çliroheni nga angazhimet tuaja për të kaluar sa më shumë kohë me ta. Për sa i përket fëmijëve tuaj, gjithçka do të shkojë më së miri. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për sektorin social. Do të duhet të përballeni me njerëz të paskrupullt që nuk e mbajnë fjalën ose nuk respektojnë afatet. Mos u dekurajoni dhe mos mendoni se në këtë botë ka vetëm njerëz të këqij. Mos u tregoni të sjellshëm me ata që nuk janë të denjë për mirësinë tuaj. Vlerësimin e keni me 7.5 pikë.
Gaforrja
Në kontekstin aktual global, duket se kjo nuk është java e duhur për të trajtuar çështje të thella familjare. Dialogu do të jetë shumë i vështirë me ata që ju rrethojnë. Jeta juaj shoqërore mund të kthehet plotësisht përmbys. Me shumë mundësi do të përballeni me diskutime shumë të ndërlikuara, të krijuara nga zhgënjimi që ndjeni ndaj miqve tuaj. Pavarësisht kësaj situate fatkeqe, merrni anën pozitive të gjërave dhe gjithçka do të shkojë mirë. Vlerësimi është me 6.5 pikë.
Luani
Marrëdhëniet me prindërit, të cilat prej disa kohësh janë komprometuar, tashmë do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar, veçanërisht për ata që u është dashur të kujdesen për një prind të sëmurë. Ata që kanë fëmijë të vegjël do të duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si edukatorë. Ata që kanë fëmijë më të mëdhenj do t'i shohin ata të sillen më me pjekuri. Në fushën sociale, nëse kërkoni të pamundurën nga njerëzit që ju rrethojnë, shumë shpejt gjërat mund të ndërlikohen. Në këtë drejtim, bëni lëshime. Vlerësimin e keni me 7 pikë.
Virgjëresha
Marrëdhëniet me familjarët do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar se pak kohë më parë. Nëse keni fëmijë, Urani mund të sjellë disa ndryshime pozitive që i prekin ata. Nëse fëmijët tuaj janë të rritur, ata mund t'ju prezantojnë bashkëshortin e tyre të ardhshëm. Në fushën sociale, kjo javë do të ofrojë mundësinë për të takuar miqtë e vjetër ose për t’u njohur me miq të rinj. Duhet thënë se Mërkuri do të ndikojë për t'i dhënë një shtysë të fuqishme jetës suaj shoqërore. Vlerësimi për ju është me 8 pikë.
Peshorja
Saturni do të ndikojë në sektorin e familjes. Saturni është një planet që ju kërkon të merrni përsipër përgjegjësi dhe kjo është ajo që do t'ju duhet të bëni këtë herë kundrejt prindërve dhe fëmijëve tuaj. Në përgjithësi, gjithçka do të jetë në rregull, por do t'ju duhet të jeni më vigjilentë se zakonisht për të shmangur debatet dhe mëritë. Urani do të ketë aspekte mjaft negative në sektorin social. Nëse keni armiq, kini kujdes; nëse nuk keni një të tillë, jini edhe më të kujdesshëm, sepse pas qoshes mund të fshihet një nepërkë... Atmosfera e javës 6-12 maj do të jetë e favorshme për debate, agresion dhe ashpërsi. Kini kujdes që të mos bëheni ju shkaktarët e polemikave. Vlerësimin e keni me 6 pikë.
Akrepi
Në familje marrëdhëniet do të jenë të mira dhe harmonike. Do të jeni të hapur për dialog, që do t’ju ndihmojë të afroheni dhe të sqaroni disa keqkuptime me të tjerët. Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të bashkojnë forcat për t'ju premtuar forcimin e marrëdhënieve miqësore. Do të takoheni me miqtë e vjetër, por do të krijoni edhe miqësi të reja, të cilave do t’ua dini vlerën. Sa më shumë të dini të dalloni të vërtetën nga e rremja, aq më shumë do të merrni kënaqësi. Vlerësimin e keni me 8 pikë.
Shigjetari
Yjet ju këshillojnë që të mbani një qëndrim të ashpër me fëmijët tuaj. Nëse janë ende të vegjël, imponojuni një orar të gjumit, përndryshe do të jenë shumë të lodhur, të zemëruar dhe jashtë kontrollit, si në shkollë ashtu dhe në shtëpi. Qëndroni larg tubimeve shoqërore dhe zhurmave urbane, nëse nuk janë me përfitim për ju. Kushtojuni më mirë një aktiviteti intelektual, punës krijuese apo edhe koleksioneve tuaja. Vlerësimin e keni me 6.5 pikë.
Bricjapi
Me prindërit, veçanërisht nëse janë të moshuar, përpiquni të mos tregoheni agresivë me fjalët. Do të ishte turp të lëndonit ata që doni më shumë në botë. Jini të vetëdijshëm për faktin se njerëzit e moshuar, të cilët medoemos ndihen të nënçmuar, janë shumë të ndjeshëm ose shumë të ndikueshëm. Kjo nuk është java e përshtatshme për të zgjidhur një situatë të paqartë. Jini të durueshëm dhe përpiquni të zgjidhni gjithçka në mënyrë miqësore, duke përsëritur me vete një fjalë të urtë franceze: "Më mirë një zgjidhje jo shumë të favorshme, sesa një vendim gjyqësor të favorshëm, por të kushtueshëm.” Vlerësimin e keni me 7 pikë.
Ujori
Gjërat duket se po shkojnë mirë në mjedisin familjar. Sidoqoftë, është me interes për ju të siguroheni që çdo vështirësi që hasni në fusha të tjera të jetës të mos ju pengojë të kaloni më shumë kohë me prindërit dhe fëmijët tuaj. Rrini të qetë. Mjafton të bëni pak përpjekje për të qenë të pranishëm në jetën e tyre dhe ata do të jenë të kënaqur. Në aspektin social, mos u shqetësoni nëse e gjeni veten mes dy zjarreve, pasi nuk do të humbisni asgjë, përkundrazi, do të fitoni. Vlerësimin e keni me 7 pikë.
Peshqit
Kohët e fundit keni qenë shumë të shqetësuar për njerëzit tuaj të dashur, por tani mund ta bëni gjumin të qetë. Nëse keni fëmijë, ata do të rriten pa probleme dhe gëzimi i tyre do të jetë shpërblimi juaj më i madh. Edhe ju, prindër, do të jeni mirë, por një i afërmi juaj mund të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Ndoshta do të zhgënjeheni nga disa njerëz që e quajnë veten miqtë tuaj dhe megjithatë kanë një qëndrim shumë armiqësor dhe moskokëçarës kundrejt jush. Mos u merrni me ta dhe mos i kushtoni shumë rëndësi kësaj situate të pakëndshme. Për momentin, jini veçanërisht të kujdesshëm ndaj miqve tuaj të shenjës së Akrepit, të cilët mund t'ju shkaktojnë telashe në një mënyrë ose në një tjetër. Por miqtë tuaj të Gaforres mund t'ju japin këshilla të mira. Vlerësimi është me notën 7.
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh ...