Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë me diametër 24cm:
● 200g miell ● 180g sheqer ● 2 vezë + 1 verdhë ● 140g gjalpë i butë ose 120ml vaj luledielli ● një majë thike kripë ● lëkura e grirë e një limoni bio ● 10g sodë për ëmbëlsira ● 350g qershi pa bërthamë
● Për të zbukuruar kekun (sipas dëshirës):
● 10 kokrra qershi me bisht ● lëngu i gjysmë kokrre limoni ● 1 lugë sheqer
Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Heqim bërthamat e qershive dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, sheqerin, kripën, vezët të përziera më parë me pirun dhe në fund, gjalpin e butë, të prerë në kubikë. I përziejmë së bashku me rrahësin elektrik për dy minuta.
3.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell. Hedhim brumin, sipër vendosim qershitë, të gjithë sipërfaqen e spërkatim me pak sheqer (mjaftojnë 2 lugë). E pjekim në furrë për 45 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Zbukurimi: në një tenxhere të vogël vëmë qershitë, të cilave u presim pak bishtat. Shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta. Fikim zjarrin dhe qershitë i vendosim sipër kekut pasi të jetë ftohur.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...