
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
snjë ngjarje në tapetin e kuq nuk përcjell të njëjtin emocion dhe entuziazëm si Met Gala. Çdo vit, të famshmit parakalojnë me veshje nga më të paimagjinueshmet, të kompletuara edhe me grimin e flokët, por pas nuk mbeten as thonjtë.
Këta të fundit nuk i shohim dot që në fillim si fustanet, por fotot që publikohen më pas tregojnë se çfarë veprash arti krijojnë manikyristët e personazheve të njohur. Më poshtë gjeni disa modele të thonjve më të bukur nga Met Gala e këtij viti bashkë me disa këshilla.
Tyla
View this post on Instagram
Fustani i 22 vjeçares në Met Gala ishte absolutisht më i përfoluri në Met Gala por edhe thonjtë ishin kaq verore. Diamantët që vareshin prej tyre të jepnin idenë e pikave të ujit, një detaj shumë i kombinueshëm me veshjen unike prej rëre.
Gigi Hadid
Mei Kawajiri përshtati thonjtë e modeles me fustanin e dizenjuar nga Thom Browne. ‘French’ i bardhë i zbukuruar me trëndafila të verdhë 3D janë një përzierje e klasikes me lozonjaren.
Zendaya
Zendaya zgjodhi diçka të thjeshtë, por u sigurua që të tërhiqte vëmendje me thonjtë e saj në ngjyrë vishnje të errët në çokollatë që kombinonin me makijazhin me tone të errëta.
Sabrina Carpenter
Këngëtarja nuk i është ndarë nuancave të blusë kohët e fundit, e cila duhet thënë se i shkon shumë pasi i nxjerr në pah sytë. Fustani i saj i kaltër me të zezë u përshtat bukur me thonjtë gri me shkëlqim metalik të zbukuruar me gurë xixëllues.
Cynthia Erivo
Modelet e saj të thonjve në tapetin e kuq nuk janë kurrë të zakonshëm. Thonjtë e gjatë me majë u zbukuruan me brumbuj të tharë, bimë xhelatinoze, petale trëndafilash dhe grimca floriri përpara se të limoheshin, ngjyroseshin dhe të ishin gati për kopshtin e Met Gala.
Jennifer Lopez
Thonjtë natyralë të Jennifer Lopez u mbuluan nga një manikyr transparent dhe pak pluhur kromatik për t’i shtuar shkëlqimin.
Lizzo
Lule florale transparente 3D në thonj të gjatë me majë dhe nude, por që do i vënë re të gjithë.
Greta Lee
Thonj transparentë akulli, me bazë të bardhë dhe maja që duken si akuj që shkrijnë.
Ayo Edebiri
Thonjtë e Ayo u përshtatën bukur me fustanin e saj nga Loewe. Ngjyra të ëmbla pastel, ‘ombre’, ‘chrome’ dhe lule 3D të zbukuruara me lule të thara e perla kombinuan shumë trende bashkë.
Lil Nas X
Frymëzuar nga veshja e tij me mbi 50.000 kristale Swarovski, thonjtë e këngëtarit përzienë ‘chrome’, të zezën dhe gurët.
Karol G
Këngëtarja latine zgjodhi thonj në ngjyrë rozë të lehtë, thuajse transparente dhe kristale të gjelbra që kombinonin me fustanin e saj nga Marc Jacobs.
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...