News / 18 Maj 2024, 19:02

Ja si janë ndërtuar piramidat e Gizës; Ky grup shkencëtarësh pretendon se ka zgjidhur dilemën

Ja si janë ndërtuar piramidat e Gizës; Ky grup

Dilema e ndërtimit të piramidave të Gizës është një nga diskutimet e shpeshta që ndodh në panelet e diskutimeve televizive në botë, sigurisht kur në fokus është historia. 

Së fundmi një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Karolinës së Veriut besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si u ndërtuan 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, më shumë se 4000 vjet më parë. Ata pretendon se piramidat ka të ngjarë të jenë ndërtuar përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil, e cila tani është zhdukur apo mund të jetë nën shkretëtirë apo tokë bujqësore.

Për shumë vite, arkeologët kanë menduar se egjiptianët e lashtë duhet të kenë përdorur një rrugë ujore aty pranë për të transportuar blloqet gjigante të gurit të nevojshme për të ndërtuar piramidat. Por deri më tani, askush nuk ishte i sigurt për vendndodhjen, formën, madhësinë ose afërsinë e kësaj dege ujore. Në një përpjekje ndër-kontinentale, grupi i studiuesve përdori imazhe satelitore me radar, harta historike, studime gjeofizike dhe bërthama të sedimentit për të hartuar degën e lumit që ata besojnë se ishte “zhdukur” nga thatësirat e mëdha dhe stuhi rëre mijëra vjet më parë.

Ekipi hulumtues zbuloi se dega e lumit, e quajtur Ahramat, që do të thotë piramida në arabisht, ishte afërsisht 64 km e gjatë dhe midis 200-700 m e gjerë. Zbulimi i kësaj dege lumi të zhdukur ndihmon për të shpjeguar dendësinë e lartë piramidale midis Gizës dhe Lishtit, në atë që tani është një zonë jomikpritëse e shkretëtirës sahariane.

Distanca gjeografike e afërt, e degës së lumit me komplekset piramidale thuhet se ishte aktive dhe funksionale gjatë fazës së ndërtimit të këtyre piramidave.

Horoskop