Astroliving / 22 Maj 2024, 20:29

Po humbisni kohë me ta, dy shenjat e horoskopit që rrezikojnë të ndahen këtë javë

Po humbisni kohë me ta, dy shenjat e horoskopit që rrezikojnë

Nga data 20 deri më 26 Maj, pritet që shumë marrëdhënie romantike të marrin fund.  Megjithatë për të gjitha shenjat e zodiakut që do preken nga ky ndryshim i fuqishëm, janë rezervuar mundësi të reja të cilat kurrsesi s’duhen humbur.

Virgjëresha

Ndiheni sikur nuk mund të mbani më veten me shpresa të rreme. Është fiks kjo situata juaj e dashurisë. Jeni të lodhur dhe nuk mund të vazhdoni më. Ju duhet t’i jepni fund kësaj marrëdhënieje këtë javë, dhe bashkë me partnerin duhet të bini dakord për një ndarje përfundimtare. Gjithçka do shkojë në vendin e duhur.

Shigjetari

Fakti që nuk jeni më i dashuruar me personin me të cilin jeni, po humbisni kohë dhe ndiheni të mërzitur. Nuk mund të qëndroni me dikë për vite me radhë, nëse nuk është personi që ju përshtatet.  Dikur e doje, por kjo pushoi së qeni e vërtetë pasi gjërat u përkeqësuan në romancën tuaj. Energjia e Afërditës do t’ju vërë në kontakt me dashurinë për veten.

Horoskop