News / 23 Maj 2024, 19:53

Incidenti ajror Londër-Singapor/ Drejtori i spitalit: Më shumë se 20 persona me probleme në shtyllë kurrizore

Incidenti ajror Londër-Singapor/ Drejtori i spitalit: Më shumë se

Ditën e martë ndodhi incidentit të frikshëm ajror i Singapore Airlines i cili ishte nisur nga Londra. Si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të lënduar rreth 55 pasagjerë dhe 22 prej tyre kanë dëmtime seriozë në shtyllën kurrizore.

Sipas drejtorit të spitalit tajlandez ku po kurohen të plagosurit ai ka thënë se 22 prej të dëmtuarve kanë pësuar lëndime serioze në shtyllën kurrizore.

Gjithashtu lëndime të tjera kanë shfaqur në kafkë dhe 13 probleme të tjera me kocka, muskuj dhe inde të buta.

Drejtori i spitalit tajlandez ka thënë për gazetarët se 17 prej personave të lënduar i janë shtruar operacionit për shtyllën kurrizore.

Fluturimi SQ321 nga Londra në Singapor u përfshi në incident teksa shumë pasagjerë ishin duke ngrënë mëngjes.

Video dhe imazhe nga brenda aeroplanit pas uljes së tij emergjente në Bangkok treguan shkallën e dëmtimit, me ndarjet e sipërme të hapura dhe maskat e ajrit të oksigjenit emergjent të varura mbi sediljet.

Të lënduarit në fluturim përfshinin qytetarë nga Australia, Malajzia, Mbretëria e Bashkuar, Zelanda e Re, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Irlanda, tha më parë spitali.

Një britanik 73-vjeçar me një sëmundje të zemrës vdiq në bord, megjithëse zyrtarët e spitalit nuk e kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së tij.

Horoskop