News / 23 Maj 2024, 23:28

Ermonela Jaho shkëlqen sërish në Londër me “Donizetti & Friends”

Ermonela Jaho shkëlqen sërish në Londër me “Donizetti

Opera Rara në datën 23 Maj 2024 rrugëtoi në qendër të Londrës, në një ndër skenat më të vjetra të këtij kryeqyteti anglez me traditë lirike.

Koncert me artisten e mirënjohur shqiptare, “ The best female singer 2024”  Ermonela Jaho!

E shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi dhe në violinë Marco Rizzi.

Ermonela Jaho shkëlqen sërish në Londër me “Donizetti

Ky koncert u mbështet, si donatore, nga Elena Baturina në memorje të Yury Luzhkov.

Donizetti Projekt Këngë është bërë i mundur gjerësisht nga pjesëtarët e Sindakatës Donizetti qysh në vitin 1989 e deri më sot 2024.

Një falenderim i veçantë i shkon Opera Rara’s Donizetti Patron, Shkëlqesisë së Tij Ambasador i Italisë.

Koncerti u shtri në dy interpretime, ai i artistes Ermonela Jaho e shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi dhe një pjesë e koncertit nga interpretimi me violinë i instrumentistit Marco Rizzi i shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi.

Ermonela Jaho shkëlqen sërish në Londër me “Donizetti

Repertori i jashtëzakonshëm me pjesët nga muzika e Donizetti, Bellini, Verdi, Gounod, Viardot dhe tekst/poem nga autor si Pietro Metastasio, Carlo Pepoli, Jacopo Vittorello, Victor Hugo etj dizenjuan në atmosferë mirënjohjen nga publiku me duartrokitje të gjata ndaj Ermonelës.

U shpreh një admirim i veçantë nga të gjithë të pranishmit në sallë, për artisten tonë, tashmë një ikonë krenarie dhe talenti shqiptar në të gjithë botën.

Pasdite e shkëlqyer, me një publik të larmishëm, në teatrin prestigjoz Wigmore Hall, ku mori pjesë edhe bordi i BACA ( British Albania Culture Association).

Si gjithmonë promovimi dhe lidhja e kësaj shoqate me artin shqiptar, i nivelit të lartë, në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë është bërë një pasion dhe mision i vyer komunitar.

Ermonela Jaho shkëlqen sërish në Londër me “Donizetti

Horoskop