News / 24 Maj 2024, 15:07

Ç’ndikim ka gruaja e George Clooney në arrestimin e kryeministrit të Izraleit?

Ç’ndikim ka gruaja e George Clooney në arrestimin e

Avokatja e të Drejtave të Njeriut, Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si drejtuesit e Izraelit dhe Hamas për krime lufte.

Të dhënat nga Amal Clooney dhe ekspertë të tjerë e çuan IÇ-në të njoftojë të hënën se po kërkonte arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar, së bashku me disa të tjerë nga të dyja anët e konfliktit.

"Ne konkludojmë njëzëri se ka baza të arsyeshme për të besuar se drejtuesit e Hamasit Yahya Sinëar, Mohamed Deif dhe Ismail Haniyeh kanë kryer krime luftarake dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë marrjen e pengjeve, vrasjet dhe krimet e dhunës seksuale.", shkroi Clooney në faqen e internetit të CFJ.

"Ne konkludojmë njëzëri se ka baza të arsyeshme për të besuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kanë kryer krime luftarake dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë uria si një metodë e luftës, vrasjeve, persekutimit dhe shfarosjes.", vazhdoi Clooney.

Ekipi i ekspertëve, përfshirë Clooney, shkroi një optim në Financial Times të hënën, duke e quajtur vendimin e IÇ-së për të kërkuar arrestimin e tyre "një moment historik në historinë e ligjit penal ndërkombëtar.”

"Si një avokate për të drejtat e njeriut, unë kurrë nuk do ta pranoj që jeta e një fëmije ka më pak vlerë se ajo e tjetrit.”, shkroi Clooney në faqen e internetit të CFJ. "Unë nuk e pranoj që ndonjë konflikt duhet të jetë përtej mundësive të ligjit, as që ndonjë të jetë mbi ligjin. Kështu që unë mbështes hapin historik që prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka ndërmarrë për të vënë drejtësi për viktimat e mizorive në Izrael dhe Palestinë.”

Horoskop