Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Dashi
Me kalimin e ditëve të pranverës, rritet dëshira për t'u dhënë pas argëtimeve dhe aventurave. Keni kaluar shumë vështirësi, por për fat të mirë kjo javë do të jetë ndryshe nga zakonisht. Do t'ju duhet ende të zgjidhni disa çështje të mprehta, në mënyrë që të sqaroni përfundimisht se çfarë nuk shkon. Kushtojini vëmendje kolegëve tuaj, pasi në punë mund të ketë gracka të fshehura ose ngjarje të papritura. Kushtojini më shumë kohë mirëqenies suaj, e keni lënë veten shumë pas dore. Bërja e pazarit dhe shkuarja në sallonet e bukurisë do t'ju rigjenerojë. Për disa beqarë me fat, dashuria do të jetë në ajër sidomos në fundjavë.
Demi
Në këtë javë të fundit të majit do të bini në sy për dëshirën dhe vendosmërinë tuaj për të bërë sa më shumë gjëra. Një projekt i rëndësishëm do të marrë formë, por mos e lini veten të pushtoheni nga ankthi se po ju mbaron koha. Vështirësitë do të zgjidhen dhe do të gjeni mënyrën për të forcuar pozitat tuaja. Ata që planifikojnë martesën, bashkëjetesën ose një fëmijë do të shohin se gjërat do të shkojnë mirë. Paratë do të jenë një nga temat kryesore të bisedave tuaja, veçanërisht nëse keni vështirësi financiare ose borxhe për të larë. Fundjava do të jetë e veçantë dhe ndryshe nga zakonisht.
Binjakët
Kjo do të jetë një nga javët më të mira të vitit, pasi do të ndiheni të kënaqur dhe të përmbushur. Dashuria do të jetë befasuese. Do të bini në sy, nëse jeni beqarë, kurse ata që janë të lidhur do të përjetojnë më shumë pasion. Puna nuk do të mungojë dhe për ata që janë të fokusuar tek e ardhmja dhe karriera do të ketë të reja. Nëse keni nisur një projekt të ri, së shpejti do të keni mundësinë ta çoni përpara. Në shtëpi, ata që kujdesen për gjithçka do të duhet të riorganizojnë rutinën e tyre për t’i lënë më shumë kohë vetes që të merren me gjërat që u pëlqejnë. Ju presin surpriza të bukura dhe do të përjetoni emocione pozitive me njerëzit tuaj të zemrës. Dikush prej jush do të bëjë ndonjë udhëtim, qoftë dhe të shkurtër.
Gaforrja
Po ktheheni nga një periudhë shumë stresuese. Mos i braktisni projektet tuaja, sepse në fund të verës do të shihni rezultatet e para. Mos harroni se puna e vështirë gjithmonë shpërblehet. Dashuria ka pësuar një ngërç, ndoshta për shkak të dyshimeve që keni ndaj partnerit ose për shkak të prioriteteve të tjera. Shmangni ato gjëra që ju shkaktojnë stres dhe riplanifikoni agjendën tuaj, sepse jeni shumë të zënë dhe e gjithë kjo ngarkesë nuk ju bën mirë. Një person që i përket shenjës së Ujorit duket se ka ndjenja të forta për ju. Nëse jeni beqar, ai mund të jetë personi i duhur për ju. Edhe pse zakonisht e dini shumë mirë se çfarë doni nga jeta, shpesh keni dyshime. Deri në qershor do të keni mundësinë të rregulloni gjithçka. Ditëlindja juaj po afron dhe është koha për të bërë një bilanc të jetës suaj.
Luani
Kjo javë nis ngadalë, por nga e enjtja do të filloni t’i bëni gjërat me ritme të përshpejtuara. Janë të shumta çështjet që duhet t’i zgjidhni përpara pushimeve verore, të mbartura apo të reja qofshin. Kjo nuk është një kohë e mirë për blerje apo investime. Mund të ndiheni të mbingarkuar dhe pa rrugëzgjidhje. Jepni shembullin tuaj, duke bërë punët që ju takojnë. Së shpejti do të thirreni për të kryer një detyrë të rëndësishme. Kini kujdes nga shpërqendrimet, të cilat mund t'ju bëjnë të humbni fillin. Së shpejti do të fillojë sezoni i provimeve, ndaj përpiquni të qetësoni ankthin. Në dashuri, dikush mund të mos jetë më i tërhequr nga partneri i tij.
Virgjëresha
Marrja e vendimeve nën presion mund të çojë në gabime. Mos nxitoni dhe mos merrni përsipër shumë angazhime këtë javë. Ndiheni të humbur dhe të pasigurt, por yjet parashikojnë se do të keni të reja dhe situata do të përmirësohet, veçanërisht nëse e hidhni ju hapin e parë. Edhe një ndryshim i vogël mund ta kthejë jetën tuaj përmbys, ndaj mos e humbni shpresën. Kjo është java e duhur për të vlerësuar situatën në të cilën ndodheni, për të bërë nga e para llogaritë dhe për të sqaruar çështjet e paqarta. Në dashuri, çiftet e reja mund të vendosin të hedhin një hap të madh.
Peshorja
Tashmë do të dilni nga guaska që keni ndërtuar së fundmi për veten tuaj. Do të filloni rutinën e zakonshme dhe do të shikoni dritë në fund të tunelit. Dashuria në çift do të lulëzojë sërish, me projekte të reja dhe do të kaloni më shumë kohë së bashku. Beqarët do të preferojnë ta shijojnë sezonin veror të lirë dhe pa angazhime. Javë e favorshme për të bërë ndryshime në pamjen e jashtme, duke filluar nga flokët deri te veshja. Do të shpenzoni për të rinovuar imazhin tuaj. Do të planifikoni pushime në breg të detit ose jashtë vendit.
Akrepi
Shëndeti dhe mirëqenia do të jenë në fokus këtë javë. Pritja do të marrë fund dhe ju do të filloni të shikoni ndryshime. Riorganizimi i biznesit tuaj do t'ju ofrojë mundësi të reja për sukses dhe fitime, veçanërisht nëse keni vështirësi në marrëdhëniet me kolegët ose eprorët. Të papunët do të kenë një shans më të madh për të gjetur punë, qoftë edhe me kohë të pjesshme. Ju pret një verë e ngarkuar, ndaj bëhuni gati. Çështjet e zemrës dhe të familjes duket se do të shkojnë mirë. Dikush mund t'ju befasojë me një fjalë të ndjerë.
Shigjetari
Do të jetë një javë e nxehtë, me histori të reja dashurie dhe situata të rëndësishme. Yjet do t'ju udhëheqin. Eklipsi hënor i 26 majit do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj të përditshme. Çiftet e reja do të shkojnë drejt martesës apo bashkëjetesës. Perspektiva të mira ekonomike dhe sociale, me takime dhe miqësi të reja, disa prej të cilave mund të bëhen të veçanta. Bashkëshorti do t'ju befasojë.
Bricjapi
Javë plot surpriza dhe zhvillime interesante. Do të tregoheni të vendosur, por shmangni të qenët obsesivë. Kushdo që ka fëmijë ose nipër do të argëtohet me ta. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për veten, duke bërë trajtime dhe kura të posaçme, si dhe të bëni kujdes të mos e teproni me të ngrënët. Ju mund të kaloni këto ditë çaste të këndshme në shoqëri të mirë apo duke i kushtuar kohë leximit të një libri të bukur. Planifikoni herët pushimet verore, mos i lini për në minutën e fundit.
Ujori
Mund të mos ndiheni shumë në formë në ditët në vijim dhe të keni probleme shëndetësore. Jeni duke përjetuar një periudhë stresuese dhe të vështirë, por nuk duhet të dorëzoheni: vera do të sjellë argëtim dhe rikuperim psikofizik. Ndjekja e një seriali të ri televiziv ose shoqërimi me miq të rinj, qoftë edhe në internet, mund të rezultojë e dobishme. Në dashuri ndiheni të pavlerësuar nga partneri ose ndoshta po mendoni për një person tjetër dhe nuk mund ta hiqni nga mendja. E keni rrugën të lirë me një person të Gaforres, por mos u nxitoni shumë.
Peshqit
Kjo javë do të jetë pa dyshim më e mirë se ajo e mëparshmja. Pasi të keni përballuar disa vështirësi, do t’ju rikthehet sërish entuziazmi, do të ndiheni sikur keni rilindur. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për shëndetin dhe të mos ekspozoheni shumë në diell pa mbrojtje. Do të merrni propozime të reja, por vlerësojini me qetësi dhe kthjelltësi. Në marrëdhënien me partnerin do të tregoheni impulsivë, gjë që do të favorizojë pasionin në çift. Bëjani qejfin vetes duke bërë blerje të reja dhe duke u dhënë pas argëtimeve. Një person i shenjës së Demit ose Luanit ka mall për ju.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...