News / 28 Maj 2024, 11:13

Me flamurin shqiptar në sfond kjo video e reperit francez Gims bën xhiron e rrjetit

Me flamurin shqiptar në sfond kjo video e reperit francez Gims bën

Reperi francez Gandhi Alimasi Djuna i njohur me emrin e tij skenik Maître Gims, po bën xhiro e rrjetit me përshëndetjen që bën për të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën e tij me flamurin shqiptar në sfond dhe shqiponjën që e realizon me duar.

Video është bërë virale në Tik Tok duke marrë mijëra komente nga të cilët e quajnë reperin francez si një ‘shqiptar i vërtetë’.

Gims i cili ndër vite ka sjellë hite të pathyeshme në tregun muzikor botëror, sjell këtë video që nuk dihet nëse parashikon ndonjë koncert të tij në Shqipëri apo jo.

Horoskop