News / 28 Maj 2024, 13:56

"Kur nuk shkojnë në stadium", piktura shqiptare e 1986-s pjesë e ekspozitës në Muzeun për Europian 2024

"Kur nuk shkojnë në stadium", piktura shqiptare e 1986-s

"Kur nuk shkojnë në stadium" është piktura shqiptare e bërë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Futbollit gjerman në Dortmund. Kjo pikturë është realizuar në vitin 1986 nga piktori Guri Madhi dhe po ekspozohet për mijëra fansa të futbollit si pjesë e galerisë për Euro2024, ku do të luaj edhe Shqipëria.

Ekspozitë është një gërshetim mes botës së futbollit dhe artit, ndërsa pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama.

“"Kur nuk shkojnë në stadium", e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës "In motion - Art & Football" në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund. Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të”, shkruan Rama.

Horoskop