News / 30 Maj 2024, 13:41

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e Shqiponjave, mes natyrës dhe historisë

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Nga Camilla Golzi Saporiti

Pas boom-it veror, zbulimi dhe zhvillimi i Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Nuk është vetëm deti, që lag 400 km breg, me Jonin dhe Adriatikun, e që kanë pritur mijëra turist (edhe italianë)në kërkim të pushimeve ekonomike. Vendi i Shqiponjave ka shumë letra të tjera për të luajtur. Qytete, fshatra, kështjella, qendra arkeologjike e muzeume që plotësojnë panoramën e plotë dhe që e bëjnë Shqipërinë një nga vendet me më shumë zhvillim të turizmit europian dhe botëror, për momentin. Aq shumë sa kanë folur për të edhe prestigjiozet Times dhe Guardian.

Kemi shkuar për të vizituar dhe kuptuar ‘fenomenin’ Shqipëri.

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Ndryshimet e Shqipërisë, nga regjimi komunist deri në zhvillimin ekonomik e turistik

Është një histori tjetërsimi rrënjësor, ajo që po jeton Shqipëria, nëse mendojmë për të që nga periudha e errët e regjimit komunist, gjatë së cilës ka qenë e izoluar si një nga koordinatat më të ashpra të diktaturës komuniste, për rrjedhojë edhe më e paragjykuara nga komuniteti ndërkombëtar.  

Vetëm së fundmi ka arritur të ‘ngrejë kokë’ dhe të ndërmarrë një rrugë zhvillimi, përveç demokracisë së plotë.

Shqipëria e sotme, për të huajt, lëviz e gjitha përqark Tiranës, ku secili prej nesh duhet të ndalojë patjetër, për shkak të aeroportit. Së paku deri tani, që nuk përfunduar ende aeroporti i Vlorës.  Niveli i shërbimeve të hotelerisë po rritet nga viti në vit. Tashmë, linjat e fluturimeve kanë arritur çmimet ekonomike të fluturimeve.

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Zhvillimi i Tiranës

Në Tiranë jetojnë rreth 1 milion banorë dhe është qytet me zhvillim të plotë. Interesant për t’u vizituar është sheshi Skënderbej. Është zemra e kryeqytetit. I rikonstruktuar në 2017, mozaiku i qendrës është ndërtuar me gurë natyralë, nga toka të ndryshme të Shqipërisë.  Në shesh alternohen stolat me ambientet e gjelbëruara, falë të cilave ka fituar çmimin Europian për hapërsirat publike. Në qendër të sheshit është vendosur monumenti i bronxtë i Skënderbeut, heroit kombëtar, ndërsa përreth janë godinat historike të qytetit si Xhamia e Ethem Beut, Opera Kombëtare, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar. Për të admiruar sheshin, në tërësinë e tij, vendi më i mirë është kulla e Sahatit. Për të mos u humbur janë edhe Pazari i Ri, një nga tregjet më të bukura të Europës për nga struktura e hekurit dhe vetratat e xhamit.

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Durrësi dhe rrethinat  

Nga Tirana mund të zhvendoseni drejt Durrësit, portit më të madh trgëtar, përreth të cilit po ngrihen strukturat hoteliere më të mira për t’u vizituar. Një prej tyre, e denjë për t’u shenjuar, është Melia Durrës ( www.melia.com).

I përuruar në Maj të viti 2023, hoteli me pesë yje gëzon prestigjin më të lartë, në të gjithë Shqipërinë. Me një hapësirë të gjerë bregdetare në Adriatik, parqe të gjelbëruar, restorante, që nga shërbimet bufe e deri te menutë ‘a la carte’, SPA, dhe çdo shërbim tjetër që siguron cilësinë më të lartë të pushimit dhe rehatisë.

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Një nga pikat më të forta të hotelit, përveç shërbimit, është pozicioni strategjik që të lejon të eksplorosh pjesën më përfaqësuese të natyrës shqiptare në bregdetin e Adriatikut. Kepi i Rodonit është një nga xhepat me natyrën më të bukur të zonës, ku e tashmja ndërthuret me të shkuarën përmes kalasë mesjetare dhe manastirit.

Prej aty, mund të vizitoni edhe qytetin e Krujës, ndër qendrat historike më të pasura të Shqipërisë së Skënderbeut.

Çfarë prisni? Zbuloni Shqipërinë!

Gazetarja italiane: Stacionet më të bukura në tokën e

Horoskop