News / 30 Maj 2024, 14:13

Kampionja e golfit, me pasuri 14 milionë dollarë, tërhiqet nga sporti: Nuk dua të jem në qendër të vëmendjes

Kampionja e golfit, me pasuri 14 milionë dollarë, tërhiqet nga

Një sportiste profesioniste golfi në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 29-vjeçare duke cituar presionin psikologjik të të qenit në qendër të vëmendjes.

Lexi Thompson, prej 12-vitesh konkurrente e ligës LPGA, konfirmoi tërheqjen me një letër të hapur në rrjetet sociale në 28 maj.

“Megjithse ishte një rrugëtim i bukur, nuk ka qenë gjithmonë i lehtë”, shkruan Thompson në komentin e saj shoqëruar me pamje nga momente të karrierës.

“Kam luftuar golf që kur isha 12 vjeçe dhe gjithmonë nën hetimin e vëmendjes, kamerave dhe presionit. Kamerat kapin çdo lëvizje, si në fushë dhe jashtë saj”.

Kampionja e golfit, me pasuri 14 milionë dollarë, tërhiqet nga

“Rrjetet sociale nuk flenë kurrë, me komente e kritika që vërshojnë nga e gjithë bota. Është torturuese të ruash buzëqeshjen kur përpiqesh të shuash vuajtjet e brendshme”.

Thompson u bë e njohur kur u kualifikua në kampionatin LPGA prej moshës 12 vjeçare në 2007, duke u bërë më e reja që e arrinte.

Gjatë gjithë karrierës ajo fitoi 11-herë turneun LPGA Tour dy olimpiada dhe ka fituar një total monetar prej $14 milionë.

Thompson shtonte në video se ka gjetur qetësi kur ka folur publikisht për përpjekjet e shëndetit mendor.

“Duke folur për betejat e mia personale, arrita të krijoj lidhje me të tjerë që ndjeheshin të izoluar në vuajtjet e tyre, kjo na ofronte një sens komuniteti e mirëkuptimi. Sa herë që ndan diçka me të tjerë, jepet mesazhi se nuk ka problem të kesh probleme, se të kërkosh ndihmë është një shenjë force e jo frike”.

Thompson foli për rolin e shëndetit mendor në konferencën e të martës duke njoftuar tërheqjen nga turneu 2024 U.S. Women’s Open, ku dhe kishte nisur karrierën e saj.

Kampionja e golfit, me pasuri 14 milionë dollarë, tërhiqet nga

Horoskop