Janë në modë më shumë se kurrë, xhinset e gjera mund të vishen edhe pas moshës 50 vjeçare, ja si t'i kombinoni
Xhinset e gjera për femra janë protagoniste të sezonit dhe po pëlqehen nga të gjithë. Është e lehtë të kupto...
Një nga simptomat kryesore të shtatzënisë është ndryshimi i shijes. Ndryshe quhet shija metalike në gojë e cila ndryshon në tremujorin e parë të shtatzanisë. Është e vështirë të përshkruhet se çfarë është ekzaktëisht kjo shije. Më shpesh e ndjeni këtë shije pasi keni pirë ujë.
Ajo shkaktohet kryesisht nga hormonet në veçanti nga estrogjeni, i cili gjatë shtatzanisë rritet duke ndikuar në përceptimin e aromave dhe shijeve. Një tjetër shkak është vëllimi i gjakut duke shkaktuar edemë dhe fryrje.
Sipas hulumtimit shija metalike në gojë është shija tipike e një shtatzënie dhe duhet të zgjidhni ushqime që janë të mira për fëmijën, në mënyrë që ta mbroni nga çdo gjë e dëmshme. Në momentin që ndiheni keq mirë është të kontaktoni me mjekun i cili do ju shpjegojë që kjo gjë është një simptomë shtatzënie dhe nuk ka lidhje me sëmundje të tjera.
Për të eliminuar shijen metalike është e nevojshme të konsumoni ushqime me bazë uthulle, të tilla si turshi, xhenxhëfil. Gjithashtu mund të konsumoni patate me kripë dhe mollë jeshile. Pijet e rekomanduara janë lëng portokalli dhe limon.
Një “mashtrim” i vogël që mund t'i bëni vetes është që gjithmonë pasi të konsumoni ushqim fusni në gojë një ushqim të ëmbël në mënyrë që t'u zvogëlohet aroma e pakëndshme. Nëse doni që aroma e gojës mos të ketë shije të keqe përdorni çamçakëz pa sheqer.
Zakonisht shija metalike zbehet në tremujorin e dytë për shkak se është një periudhë ku hormonet janë më të stabilizuar.
Xhinset e gjera për femra janë protagoniste të sezonit dhe po pëlqehen nga të gjithë. Është e lehtë të kupto...
Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermer&eu...
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...