Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Italia ndalon protezat e gjirit për qëllime estetike nën 18 vjeç. Sipas një qarkoreje të ministrisë së shëndetësisë do të ketë të paktën 20 mijë euro gjobë dhe pezullim nga profesioni për disa kohë, në rastin e vendosjes së protezave të gjirit te të miturit. Kirurgët e këtij profesioni janë të detyruar të regjistrojnë të gjitha të dhënat klinike dhe demografike në regjistrat rajonalë të implanteve të gjirit.
”Implantimi i protezës së gjirit vetëm për qëllime estetike lejon vetëm për ata që kanë mbushur moshën madhore. Ky kufi nuk zbatohet në rastet e keqformimeve të rënda kongjenitale të vërtetuara nga një mjek i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar ose nga një institucion shëndetësor publik”, thuhej në qarkore.
Mosrespektimi i kushtit të moshës dënohet me aplikimin e sanksionit administrativ të pagesës së shumës prej 20 000 euro që duhet të paguajnë punonjësit e shëndetësisë. Parashikohet edhe pezullim nga profesioni.
”Është shumë e drejtë të ritheksohet ndalimi i vendosjes së protezave të gjirit për të miturit nën 18 vjeç për qëllime estetike. Megjithatë, ajo që ndodh shpesh dhe besoj se është një lëvizje e gabuar, është se ka prindër që implantimin e protezave të gjirit i bëjnë dhuratë për qëllime estetike vajzave të tyre pikërisht kur mbushin 18 vjeç dhe kjo është e rrezikshme, sepse ato janë ende shumë të reja”, deklaroi Emanuele Bartoletti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Estetike.
Bartoletti tha gjithashtu se këto vajza që janë vetëm 18 vjeçe që shpesh kanë proteza të gjirit të vendosura vetëm për qëllime estetike, mund të rrezikojnë të kenë probleme me kalimin e kohës.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...