News / 11 Qershor 2024, 11:37

Kopshti 80 vjeçar në një shishe bën xhiron e rrjetit (Foto)

Kopshti 80 vjeçar në një shishe bën xhiron e rrjetit

Një kopsht i vogël 80 vjeçar, mund të quhet zyrtarisht kopshti me gjelbërimin më të gjatë në botë. Nuk ka as stola, as njerëz, e as drita, sepse gjendet i mbyllur brenda një shisheje që prej vitit 1960.

Në këtë vit, David Latimer mbolli një kopsht të vogël brenda një shishe të madhe qelqi dhe e mbylli atë për shumë vite. Ai e hapi shishen 12 vjet më vonë në 1972 për të shtuar pak ujë dhe më pas e mbylli përgjithmonë. Ekosistemi i vetëpërmbajtur ka lulëzuar për gati 60 vjet dhe është ujitur vetëm një herë.

Kjo është e mundur pasi kopshti është një ekosistem i ekuilibruar dhe i vetë-mjaftueshëm. Bakteret në shishe hanë bimët e vdekura dhe shpërbëjnë oksigjenin që lëshohet nga bimët, duke e kthyer atë në dioksid karboni, i cili nevojitet për fotosintezën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @interestingash.ck

Horoskop