News / 11 Qershor 2024, 12:06

Nuk është vetëm kremi, janë edhe disa ushqime që të mbrojnë nga dielli

Nuk është vetëm kremi, janë edhe disa ushqime që

Përveç përdorimit të kozmetikës kundër diellit, një dietë me një indeks të lartë mbrojtjeje, pra ushqime të pasura me karotenoidë , do t’ju ndihmojë të mbroni trupin tuaj.

Më të pasurit janë këto:

B-karoteni

Gjendet tek karota, kungulli, mango, kajsia dhe patatja e ëmbël. Beta-karoteni konvertohet pjesërisht në trupin tonë në vitaminën A të vlefshme, ndërsa një pjesë tjetër e saj vepron si karotenoid.

Likopen

Gjendet kryesisht në domate, shalqi dhe grejpfrut të kuq dhe është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Ekspertët theksojnë se ngrohja mund të pesëfishojë edhe përthithjen e likopenit nga domatet.

E rëndësishme është konsumimi i dy porcioneve sallate, apo frutash në ditë me ngjyrë të kuqe që përmban likopen.

Luteina

Gjendet në misër, spinaq, cilantro, lakrat e Brukselit, lakër jeshile dhe kikirikë.

Frutat dhe perimet

Një udhëzues i përgjithshëm për të mbrojtur trupin tuaj nga rrezatimi diellor është konsumimi i 5 frutave antioksidantë në ditë nëse jeni i rritur, ndërsa për fëmijët janë të nevojshme 3-4 fruta, si luleshtrydhet, boronicat, rrushi.

 

Horoskop