News / 11 Qershor 2024, 12:15

Për çfarë e ka fjalën Noizy kur i thotë Era Istrefit ‘Kam nevojë për një mbretëreshë’

Për çfarë e ka fjalën Noizy kur i thotë Era Istrefit

Ndërkohë që sezoni i verës ka ardhur, artistët vijojnë të jenë sa më aktivë me muzikën e tyre. Shumë prej artistëve shqiptarë kanë nisur punën për projektet e tyre muzikore, për të luftuar për hitin e kësaj vere.

Së fundmi, një postim i Noizy-t ka bërë lëmsh rrjetin. Reperi i njohur ka publikuar disa fotografi me këngëtaren e famshme, Era Istrefi, e cila është rikthyer në tregun muzikor më fuqishëm se kurrë. Bashkëngjitur postimit të tij, ku shihet së bashku me artisten e njohur, Noizy shkruan:

“Unë jam mbreti, por kam nevojë për një mbretëreshë te kalaja!”

Menjëherë pas publikimit të fotografive, fansat janë të bindur se bashkimi i dy artistëve do të sjellë një prej projekteve më të bukura të kësaj vere. Ndërkohë që nuk ka zbuluar më shumë detaje, fansat po presin me padurim prurjen më të re të Noizy dhe Erës. Kujtojmë se shumë shpejt Noizy do sjellë albumin e tij “Ikona”, pjesë e të cilit mund te jetë edhe Era.

 

Horoskop