News / 13 Qershor 2024, 11:57

Prezantuesja italiane Antollea Clerici i nënshtrohet një operacioni urgjent gjinekologjik

Prezantuesja italiane Antollea Clerici i nënshtrohet një operacioni

"Si gjithmonë dua të jem e sinqertë me ju dhe t'ju tregoj se çfarë më ndodhi, në mënyrë që kjo t'i kujtojë të gjithëve rëndësinë e parandalimit". Me këto fjalë dhe një foto nga shtrati i spitalit të shpërndarë në rrjetet sociale, prezantuesja dhe gazetarja e njohur italiane Antonella Clerici, ka njoftuar ndjekësit e saj për një situatë aspak të lehtë shëndetësore që ka kaluar.

Clerici iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe i janë hequr vezoret për shkak të prezencës së kistit ovarian. Prezantuesja televizive, fytyra historike e programeve të Rai 1 dhe mesditës, është shprehur se tashmë falë mjekëve profesionist gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe po rikuperohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonella Clerici (@antoclerici)

Por çfarë janë kistet ovariane?

Kistet ovariane janë të zakonshme në të gjitha gratë të cilat kanë aktivitet menstrual. Zakonisht këta formacione eliminohen automatikisht pa mjekime. Një cist mund të bëhet problematik kur persiston, zmadhohet dhe bëhet i dhimbshëm. Pjesa më e madhe e cisteve ovariale lidhet me ovulacionin, periudha folikulare ose corpus luteum cist. Tipe të tjera kistesh janë kistet endometriotike, dermoide, paraovariale dhe cystadenomat.

Shumë rrallë kistet mund të gjenerohen nga kanceri ovarial.

Një pjesë e kisteve ovariale kanë nevoje për ndërhyrje kirurgjikale. Këto kiste kanë këto karakteristika:

1. Përmasa të mëdha

2. Nuk eliminohen me kalimin e kohës dhe persiston me kalimin e muajve

3. Shkaktojnë dhimbje

Horoskop