News / 13 Qershor 2024, 13:59

Koreja e Jugut ndërgjegjëson njerëzit: Punonjësit duhet të flenë më shumë

Koreja e Jugut ndërgjegjëson njerëzit: Punonjësit duhet

Një ngjarje aspak e zakontë ndërgjegjësimi është organizuar në Korenë e Jugut në lidhje me rëndësinë e gjumit.

Duke qenë se Koreja e Jugut është një shtet ku ritmi i punës është shumë i vrullshëm dhe fuqia punëtore është e madhe, orët e gjumit janë të pakta. Për këtë arsye në Seul, qindra njerëz sfiduan njëri-tjetrin për të marrë një sy gjumë një orë e gjysmë në një ambient të hapur në natyrë.

Rreth 100 persona, një pjesë e të cilëve ishin me pizhame, u mblodhën në parkun e lumit Han për 1.30min për të shijuar këtë garë. U përdorën strategji të ndryshme si gudulisja, pëshpëritja dhe gumëzhitja e mushkonjave për të shpërqendruar pjesëmarrësit dhe për t'i vënë ata në vështirësi.

Fituesi ishte personi me cilësinë më të mirë të gjumit, i llogaritur duke matur rrahjet e zemrës para dhe gjatë gjumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by iO Donna (@iodonna_it)

Horoskop